Covid-19: Shqipëria në kaos, Franca nis arrestimet

338
Sigal

Ndërkohë që Franca nis hetimet dhe arrestimet për kryeministrin, ministrin  dhe komitetin mjekësor, situata në Shqipëri është alarmante edhe pse qeveria e konsideron si sukses.

Ndryshe, nga çfarë ndodh në Shqipëri, ku manipulohen numri i të vdekurve nga covid-19, ku viktimat hidhen si thesë kashte në morg, ku pacientët vetëvriten në spitalet infektive nga mungesa e shërbimit mjekësor, në Francë drejtësia po fillon arrestimet ndaj zyrtarëve më të lartë, pa përjashtim, duke filluar që nga kryeministri, ministri i Shëndetësisë, autoritetet shëndetësore. Akuza: Neglizhencë kriminale në përballjen me pandeminë covid-19. Drejtësisë franceze i mjaftojnë deklaratat e mjekëve të familjarëve të pacientit për të vendosur nën hetim e kontrolle policore këdo zyrtar, që është përgjegjës.

VOA: Tirana mbetet epiqendra e epidemisë, përmasat e infektimit po zgjerohen edhe në Qarkun e Gjirokastrës

Situata në Shqipëri po përkeqësohet dita ditës nga Covid-19

Situata e Koronavirusit në Shqipëri, po përkeqësohet dita-ditës. Në 24 orët e fundit u rregjistrua një tjetër rekord i rasteve të reja me koronavirus e po ashtu dhe i viktimave. Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë bënë të ditur se janë konfirmuar 836 të prekur. Gati 67 përqind e tyre (560 të prekur) janë vetëm në Tiranë. Pjesa tjetër rezulton e shpërndarë në 24 bashki të ndryshme të vendit. Në të gjithë vendin numri i të prekurve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 31.459 të infektuar. Aktualisht 15.732 janë ende aktivë. Më shumë se gjysma e tyre gjenden në kryeqytet. Durrësi dhe Fieri janë dy qarqet me mbi 1 mijë persona aktivë, ndërsa qarqet e tjera janë poshtë kësaj kuote. Në 24 orët e fundit u shënua dhe shifra më e lartë e vdekjeve, me 15 viktima. Mes tyre dhe një foshnjë 16- muajshe. Që nga fillimi i pandemisë, janë 672 persona që kanë humbur jetën. Edhe numri i të shtruarve në spitale po vijon të rritet në mënyrë sistematike. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, deri pasditen e së premtes “në 3 spitalet COVID, po trajtohen 436 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar”. Ndërsa Tirana mbetet epiqendra e epidemisë, përmasat e infektimit po zgjerohen kohët e fundit edhe në Qarkun e Gjirokastrës. Autoritetet po marrin masa duke mbyllur biznese, institucione arsimore dhe administrative. Shqetësimi më i madh lidhet me prekjet nga infektimi të personelit të spitaleve dhe shëndetit publik, të cilat po përballojnë analizat dhe trajtimin paraprak të të sëmurëve.  Shefi i Epidemiologjisë në Gjirokastër, Arenc Brahimi, pohoi se nga infektimet janë prekur personeli nga njësitë e kujdesit shëndetësor, por deri tani nuk është paralizuar puna e tyre: “Edhe ne nuk bëjmë përjashtim, edhe në institucione shtetërore ka të prekur nga “Covid pozitiv”. Ne punojmë me një staf të reduktuar, por deri tani situatën e përballojmë shumë mirë”.