Nikos Dendias flet për mediat greke pas vizitës në Shqipëri:- Kërcënim me VETO për BE-në nëse hapet çështja çame
Rama ra dakord me ne që të shkojmë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Në 2-3 muajt e ardhshëm pa padyshim do të zgjidhet një tjetër President në Shqipëri.
Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, në një intervistë për mediat vendase, e ka quajtur befasi përmendjen e çështjes çame nga homologia e tij shqiptare. “Nuk ekziston në thelb”, -tha Dendias dhe shtoi se përgjigja u dha aty për aty. Mendoj se përgjigja greke është dhënë, që të mos ketë keqkuptime në asnjë pjesë.” I pyetur nga gazetari “nëse shteti fqinj nuk angazhohet që të mos ngrejë sërish një çështje të tillë inekzistente, a ka mundësi që vetoja për negociatat e anëtarësimit të vijë në tryezë”, Dendias u përgjigj: “Nuk do doja, më kuptoni, kur dikush fillon e pozicionohet mbi çështje që janë hipotetike krijon hapësirë ligjore, pasi dhe bashkëbiseduesin e vë në një pozitë të vështirë që nuk i duhet. Shqipëria të paktën nën drejtimin e kryeministrit Rama ka bërë një zgjedhje shumë të madhe. Cili është ky opsion? Është Bashkimi Europian, ligji europian, dhe rrjedhimisht partneriteti me Greqinë. Ai ra dakord me ne që të shkojmë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk është bërë ende pasi presidenti nuk i jep autoritetin përkatës kryeministrit. Në 2-3 muajt e ardhshëm pa padyshim do të zgjidhet një tjetër President në Shqipëri. Pra, e gjithë kjo atëherë është e realizueshme”.
INTERVISTA
CHIOTIS: E pamë dje në Shqipëri, gjatë vizitës suaj, homologun tuaj shqiptar të sillet në një mënyrë që nuk është në përputhje me këtë klimë bashkëpunimi që po përpiqemi të krijojmë. Do të thotë, kujtoj ministrin e Energjisë që vizitoi Shqipërinë javën e kaluar për t’i furnizuar me energji elektrike, sepse ishte në mungesë dhe dje…
DENDIAS: Dhe me të drejtë e bëri.
CHIOTIS: Po, por papritur ajo ka ngritur një çështje që menduam se ishte braktisur prej kohësh.
PAPADOPOULOS: Në fakt, është një çështje inekzistente.
CHIOTIS: Pra, ku jemi tani me Shqipërinë?
DENDIAS: Së pari, besoj se për këtë deklaratë, përgjigja është dhënë aty për aty, që të mos ketë keqkuptime.
DENDIAS: Por për Shqipërinë në përgjithësi, do t’ju këshilloja të shikonit nga afër qëndrimin e kryeministrit, zotit Rama – dhe nuk do të zgjerohem më. Pas takimit me kryeministrin dhe drekës që ai pati dashamirësi të shtronte, vizitën do ta cilësoja jashtëzakonisht të suksesshme.
CHIOTIS: A nuk është kryeministri shqiptar në konsultim me ministrin e tij?
DENDIAS: Nuk është pozicioni im të futem në detaje të tilla tani, kjo është e sigurt.
CHIOTIS: Pra, ju nuk e konsideroni një incident të rëndë, apo jo? Sepse siç e keni vënë re me saktësi, ata nuk do të anëtarësohen kurrë në Bashkimin Evropian për sa kohë që ngrenë çështje të tilla.
DENDIAS: Mendoj se përgjigja e Greqisë është dhënë, që të mos ketë keqkuptime në asnjë pjesë. Përtej kësaj, nuk mendoj se marrëdhëniet greko-shqiptare do të jenë peng i kësaj çështjeje, të cilën pala greke, mendoj me të drejtë, e konsideron si inekzistente.
CHIOTIS: A ka ndonjë shans që vetoja për negociatat e anëtarësimit të vihet në tavolinë nëse vendi fqinj nuk angazhohet në mënyrë eksplicite që të mos e ngrejë më një çështje të tillë inekzistente, siç e përshkruani ju?
DENDIAS: E dini, nuk dua… Kur njeriu fillon të mbajë qëndrim për çështje hipotetike, atëherë krijon një ligj…
CHIOTIS: Jo, unë e quaj “vendosje rregullash të forta”.
DENDIAS: Për më tepër, bashkëbiseduesi e vendos në një pozitë të sikletshme që është e panevojshme. Shqipëria ka bërë një zgjedhje të rëndësishme të paktën në kohën e kryeministrit Rama. Cila është ajo zgjedhje? Është Bashkimi Evropian, ligji evropian, acquis evropian dhe, rrjedhimisht, partneriteti me Greqinë. Kjo është politika e saj e vendosur. Dhe duhen parë linjat e gjera të politikave dhe pozicionet e qëndrueshme në politikat e dikujt. Dhe Shqipëria është konsistente me të. Ajo ra dakord me ne që t’ia referojmë çështjen tonë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk ka ndodhur ende pasi Presidenti nuk i ka dhënë autorizimin përkatës kryeministrit. Me sa duket, Shqipëria do të zgjedhë një President të ri brenda dy-tre muajve të ardhshëm.