Ministri Çuçi: Partnerët europianë kanë besim tek Shqipëria, kemi forcuar luftën kundër krimit të organizuar

143
Bledi Cuci, duke folur gjate nje mbledhje te Keshillit te Mandateve dhe Rregulloreve i cili eshte mbledhur per te shqyrtuar kerkesen e Prokurorise se Krimeve te Renda per heqjen e imunitetit dhe dhenien e autorizimit per arrestimin e ish ministri i Brendshem, Saimir Tahiri./r/n/r/nLawmaker Bledi Cuci, speaks during the meeting of the Parliamentary Committee on Mandates and Regulations which is due to review the Prosecution's request to remove the immunity of former Interior Minister Saimir Tahiri and authorize his arrest.
Sigal

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se Shqipëria ka forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar për luftën kundër krimit të organizuar. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian me temë “Ecuria në luftën kundër krimit të organizuar” Çuçi tha se Shqipëria ka plotësuar kriteret për t’u bërë pjesë e BE dhe se vetoja bullgare nuk do të jetë një pengesë drejt qëllimit final.

“Nuk e shoh vetëm si raportim normal, por një mundësi për të avancuar më tepër në këtë proces. Shqipëria nuk ka dyshim që do të jetë pjesë e BE. Është në interesin e vendit tonë që kur bëhet fjalë për BE të lëmë mënjanë politikën.

Komisioni Europian ka thënë se ne i kemi përmbushur të gjitha kriteret, pavarësisht ngërçit që kemi nga vetoja bullgare. Kapitulli 24 dhe 23 mund të konsiderohen si shtylla e procesit të zgjerimit.

Çfarë kemi arritur? Lufta kundër krimit të organizuar, pika qendrore e punës tonë. Krimi i organizuar nuk njeh kufi, nuk ka pasaportë, mund të luftohet vetëm me bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë. Ne jemi përqendruar tek mirëbesimi, duke pasur bashkëpunime me vende aleate. Jemi fokusuar te shkëmbimi i informacioneve dhe bashkëpunimi i operacioneve të përbashkëta. Kjo dëshmon për nivelin e lartë të besimit nga partnerët europian.

Ne kemi shtuar prezencën në Europol. Policia e shtetit është pranuar bashkëdrejtuese në EMPAKT, një platformë për bashkëpunimin e vendeve anëtare për të adresuar kërcënimet nga krimi i organizuar.

Sipas progress raportit Shqipëria ka forcuar bashkëpunimin policor. Me rëndësi është marrëveshja me Europolin për dhënien e të drejtës së aksesit në sistemin elektronik. Në nëntor 2021 ky bashkëpunim është shtrirë, duke i dhënë akses edhe SPAK“,- tha ai.