Kryeministri Rama : Shumë shpejt do bëjmë kallëzime për kryebashkiakë e figura të PS, që na kanë turpëruar. Kush janë emrat?

134
Sigal

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se shumë shpejt Partia Socialiste do të bëjë kallëzime për brenda socialistëve, të cilët e kanë turpëruar PS. Rama tha se PS do të bëjë kallëzime vetëm për emrat e brendshëm dhe jo për kundërshtarët. Edi Rama: Shumë shpejt do të keni kallëzime edhe për figura të PS nga njësia antikorrupsion, do të keni kallëzime në SPAK për kryetar bashkie që kanë turpëruar PS që duhet t’i kishte kapur më parë drejtësia. Njësia antikorrupsion nuk bën punën e SPAK, çfarë kallëzimesh të bëjmë ne për non-gratën? Çfarë të bëjmë ne, ajo është gjëja e parë, një akuzë që është më rëndë se e çdo gjykate, ndërkohë është bërë një vorbull e madhe e dalin lloj lloj analistësh, marrin nëpër gojë dreqin e të birit, sikur Amerika është klubi i Qimit të Syri.net. Ta marrin, ta hetojnë, është apo s’është. Njësia antikorrupsion bën kallëzime në kuadër të veprimtarisë së vet. Nuk bëjmë dot kallëzim për politikanët kundërshtarë. I kemi bërë dhe në në të kaluarën dhe kam qenë gjithmonë kundër, por kur nuk ka drejtësi nuk ke çfarë bën. Rama tha se: “Kam udhëhequr reformën më të madhe në historinë e Republikës së Shqipërisë, madje edhe të Monarkisë. Këtë reformë e kemi bërë ne, me mbështetjen e plotë të SHBA dhe BE, dhe po mos ishim ne, kjo reformë nuk do të ndodhte. Rama tha se çdo kush që flet shqip, anglisht apo edhe frëngjisht, s’mund t’i japë leksione se si të sillet me drejtësinë.

Pyetje: Kush janë kryebashkiakët që do t’i çoni në SPAK?

Edi Rama: S’kemi arritur akoma në kohën që do të çojmë njerëz në SPAK për pastrimin apo të dënojmë Bojken Lakon me burg për dritare, ndërkohë që figura këtu ka vilë në tokën e tjetrit dhe nuk është pas hekurave. Këtë e di njësia Antikorrupsion, janë dy çështje që po hetohen, nëse e ndiqni dhe nëse ndiqni të gjitha çfarë ka bërë deri më tani, nuk jemi tjetër themi e tjetër bëjmë se po të ishim ashtu, nuk do e bënim. Nuk po e bëj këtë se dua të mbroj ndonjërin, kjo teori është çmenduri, kur dikush ju thotë diçka që s’ju ka shkuar ndërmend, dije se ty do të ta bënte, bëj kujdes, mos e mbaj afër atë njeri.