Ministri Çuçi: Investimet publike, perspektivë e re zhvillimi për Beratin

142
Sigal

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, zhvilloi një takim me disa sipërmarrës të Beratit, kryesisht ata të sektorit të turizmit e jo vetëm, që japin kontribut të rëndësishëm për ekonominë lokale, punësojnë njerëz dhe nxisin zhvillimin.

“Diskutuam për çështje të ndryshme që lidhen me ta si grup interesi dhe çfarë mund të përmirësojmë apo bëjmë ndryshe për t’i ndihmuar këto biznese të rriten më tej”, u shpreh Çuçi.

Ministri vuri në dukje se, një sërë investimesh publike që janë bërë e po bëhen në Berat kanë impakt të drejtpërdrejt edhe në këto sipërmarrje, si dhe kanë krijuar një perspektivë të re për të gjithë qarkun.

“Mbetet ende shumë punë për t’u bërë për të shfrytëzuar të gjitha potencialet e Beratit si një qytet pasuri e trashëgimisë botërore dhe destinacion turistik i pashmangshëm në Shqipëri”, u shpreh Çuçi.