Me dhjetra agjenci po mbledhin krahë punë nga çdo vend i Ballkanit për të kontribuar si punëtorë shërbimesh në kampet me ukrainas në Poloni. Numri atyre që kanë shkuar deri tani në mbështetje të krizës humanitare pas sulmeve të barbarëve rusë është i madh, pasi edhe pagat ditore janë shumë herë më të larta se ndihma ekonomike që jep qeveria
Numri më i madh i atyre që kanë shkuar deri tani në Poloni, janë nga të gjitha qytetet, pasi paguhen më të lartë se pagat dhe ndihma ekonomike lëmoshë që jep qeveria e bizneset në vendin tonë.
Ky emigrim i ri masiv i forcës aktive të punës 18-40 vjeç që shtohet përditë, nuk po shqetëson vetëm kryeministrin Edi Rama, i cili vazhdon e flet broçkulla me rritje pagash, pensionesh, rritje ekonomike e nivel jetese rekord në Rajon. Përveç largimeve drejt vendeve të BE, por dhe në vende jashtë BE ku gjejnë një punë të paguar me tepër, shqiptarët kanë zbuluar një bazë të re punësimi, të krijuar si emergjencë humanitare pas sulmit të Rusisë në Ukrainë.
Bëhet fjalë, për shkuarjen e mijëra shqiptarëve të papunë e në varfëri drejt Polonisë, duke u stacionuar përgjatë kufirit me Ukrainën, ku NATO, BE, OKB, OBSH, Kryqi i Kuq e organizata të tjera, kanë ngritur kampet humanitare për banorët e larguar nga Ukraina.
Sipas të dhënave paraprake, që tashmë i kanë shkuar dhe kryeministrit Rama nga burimi i sistemit “TIMS”, rezulton se brenda periudhës mars-prill, afro 12 mijë shqiptarë janë dyndur për këto lloje punësh në Poloni.Nëpërmjet 10 agjencive që po mbledhin krahë punë nga çdo vend i Ballkanit; dhe shqiptarët janë shpërndarë, sipas pamfleti si të punësuar për shërbime të çdo lloji në 1158 kampet social-humanitare, që janë ngritur përgjatë kufirit Poloni-Ukrainë.
Numri më i madh i atyre që kanë shkuar deri tani në Poloni, janë nga Tirana, Berati, Lushnja, Fieri, Tepelena, Ballshi, Vlora, Librazhdi, Elbasani, Dibra, Mati, Kukësi etj, në kërkim të mundësisë financiare, më të lartë se pagat dhe ndihma ekonomike lëmoshë që jep qeveria e bizneset në vendin tonë. Fakti që të larguarit deri tani, po qëndrojnë në Poloni e po tërheqin të tjerë, tregon se ka nivel pagese shumë më të lartë se në Shqipëri; që siç thuhet nga familjarë të tyre, është 70-80 USD për 10-12 orë në ditë e sipas llojit të shërbimeve që kryejnë.Të larguarit janë të moshave 18-40 vjeç, mbasi vetëm të kësaj fashe moshore, pranohen për punësim në kampet humanitare, ku janë të punësuar me kontrata pune 3 mujore, të lidhura nga entet e administrimit të kampeve.
Ky emigrim i ri masiv i forcës aktive të punës 18-40 vjeç, që po shtohet përditë. Shqiptarët e ikur nga varfëria, do qëndrojnë në Poloni, deri sa të vazhdojë kriza humanitare e ukrainasve
Ky emigrim i ri masiv i forcës aktive të punës 18-40 vjeç, që po shtohet përditë, nuk po shqetëson vetëm kryeministrin Rama, i cili vazhdon flet broçkulla me rritje pagash, pensionesh, rritje ekonomike e nivel jetese rekord në Rajon.
Shqiptarët e ikur nga varfëria, do qëndrojnë në Poloni, deri sa të vazhdojë kriza humanitare e ukrainasve, por nuk është çudi që pas ndalimit të luftës, kompanitë e fuqishme t’i tërhiqen si fuqi punëtore dhe për ri-ndërtimin e qyteteve të shkatërruar të Ukrainës.




















