Ministri Bledi Çuçi: Operacioni antidrogë, dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë dhe luftës kundër krimit për një shoqëri të sigurt

128
Sigal

 

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar pas finalizimit të operacionit antidrogë në Korçë. Më anë të një postimi, Çuçi shpreh përgëzime për punën që kanë bërë strukturat vendore të policisë dhe agjencisë së mbikqyrjes policore. Po ashtu, ministri thotë se do t’i shkojë deri në fund luftës së vazhdueshme kundër drogës.

Reagimi: Operacioni anti-drogë në Korçë me 31 urdhër-arreste dhe 101 persona të proceduar penalisht është një tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe luftës së pakompromis kundër krimit të organizuar. Përgëzime strukturave vendore të policisë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, që falë punës së tyre arritën të zbulonin dhe dokumentonin këtë veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Jemi frontalisht të vendosur për t’i shkuar deri në fund luftës së vazhueshme kundër drogës, për një shoqëri më të sigurt që garanton zhvillimin dhe të ardhmen tonë.