SPAK: Korrupsioni nën vëzhgim, përgjime dhe hetime për shkelësit e ligjit

150
Sigal

Raporti vjetor i SPAK: Korrupsioni nën vëzhgim, u kryen përgjime për 129 çështje, 1500 personave iu dëgjuan bisedat

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar thotë se ka autorizuar përgjimin e më shumë se 400 personave gjatë një raporti për bilancin e vitit 2021.Në raportin vjetor thuhet se SPAK ka përdorur metodën e përgjimit për 129 procedime penale. Kjo veprimtari, deri ne 01 Shtator 2021, është ndjekur nga 9 (nënte) Oficerë të Policisë Gjyqësore të Policë së Shtetit dhe 3(tre) Oficerë të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Posaçme.Gjatë vitit 2021, për veprat penale nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, janë interceptuar rreth 1500 subjekte përgjimi.Nga numri prej 519 persona nën hetim, 339 prej tyre janë hetuar me masë sigurimi, ndërsa 180 persona nën hetim janë hetuar në gjendje të lirë. Nga personat nën hetim të hetuar me masë sigurimi, 218 persona janë hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg”, nga të cilat 202 janë ekzekutuar ndërsa për 16 persona është vendosur masa e sigurimit në mungesë dhe nuk janë ekzekutuar.Masa e sigurimit “arrest në burg” për 108 persona është vendosur për vepra penale të lidhura me krimin e organizuar, për 52 persona është vendosur për vepra penale të lidhura me korrupsionin, ndërsa për 42 persona është vendosur për vepra penale të tjera.

Masa e sigurimit “arrest në shtëpi” është vendosur për 48 persona nën hetim, 67 persona nën hetim janë hetuar me masën e sigurimit “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, 1 person për masën e sigurimit “ndalimi i daljes jashtë shtetit”, 5 persona me masën e sigurimit “pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”.

Për vitin 2022 janë mbartur në hetim 449 proçedime penale me 187 persona nën hetim. Nga këto, 118 procedime penale janë të regjistruara për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar me 66 persona nën hetim, nga të cilët 43 prej tyre hetohen me masën e sigurimit “arrest në burg”. Nga proçedimet penale të mbartura, 235 proçedime penale me 64 persona nën hetim janë të regjistruar për vepra penale të korrupsionit. Ndërsa, 96 procedime penale me 57 persona nën hetim janë të regjistruar për vepra penale të tjera, bën me dije SPAK.