Minatorët protestojnë: Qeveria na gënjeu për dhënien e statusit!

398
Sigal

Qeveria u ka premtuar minatorëve që do të miratojë statusin, por “ka harruar”, edhe pse kanë kaluar më shumë se 5 vjet qeverisjeje. Minatorët, edhe pse shpresuan në premtimet e qeverisë, sa më shumë ditët shtyjnë njëra tjetrën, e kuptojnë se qeveria po i mashtron. Kërkesa për miratimin e statusit mbetet kusht i panegociueshëm për minatorët. Ashtu si paralajmëruan javën e shkuar, punonjësit e nëntokës iu rikthyen oborrit të kryeministrisë për të protestuar paraditen e 22 shkurtit. Protestuesit minatorë thanë se draftin e statusit që kanë propozuar, nuk e duan më mbi tavolinë, siç iu është premtuar se po diskutohet, por e duan të miratuar, në mënyrë që të përfitojnë atë se çfarë sipas tyre iu takon me të drejtë. Minatorët thanë se do të rikthehen në protestë më 1 prill, ku nuk përjashtuan as mundësinë e hyrjes në grevë urie, si e vetmja rrugë për të përshkallëzuar protestën.