Minatorët protestojnë para Kryeministrisë: Të miratohet statusi ose nuk ka vota për Ramën

467
Sigal

Minatorët nga gjithë vendi dolën sërish në protestë përpara Kryeministrisë. Statusi i tyre ishte kërkesa e pa negociueshme për të cilën thanë se nuk do i japin vota Edi Ramës, nëse nuk miratohet. “Jemi 200 mijë votues dhe 200 mijë vota do t’i kesh mangët në pushtetin lokal dhe në pushtetin qendror”, tha një minator. “Është një e drejtë e jona që na është mohuar në të gjitha kohët. Nëse nuk e miraton do të ketë një humbje që nuk do të marrë vesh”, – u shprehën shumë minatorë. Qeveria shumë herë u ka premtuar minatorëve, që do të miratojë statusin e minatorit, por deri tani ka heshtur, natyrisht, që të mos shpenzojë asnjë qindarkë për t’u plotësuar kushtet ekonomike.