Pedagogu: Rama po e denigron Universitetin dhe pedagogët për ta çuar drejt privatizimit

469
Sigal

Pedagogu i Fakultetit të Histori – Filologjisë të UT, Prof. Dr. Mark Marku denoncoi në Komisionin Parlamentar të Medias, kryeministrin Rama, për denigrimin që u bën universiteteve publike. “Kjo fushatë denigrimi dhe shkatërrimi e universitetit publik që po ndodh këto 4 vjet, synon që t’i çojë universitetet drejt degradimit të plotë me synim privatizimin e tyre në funksion të disa interesave të grupeve të caktuara. Pakti për Universitetin nuk e zgjidh krizën ndërsa VKM-të e pezullojnë totalisht autonominë e universiteteve si dhe liritë akademike.” – tha pedagogu Marku.