“Mimi Kodheli, “shtriga” që ha pilotët shqiptar”

561
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka publikuar në faqen e tij në Facebook denoncimin e një Koloneli për rrëzimin e helikopterit në liqenin e Shkodrës. Në denoncimin e tij, koloneli shkruan se Ministria e Mbrojtjes ka kryer disa shkelje në lidhje me ngjarjen e rëndë të disa ditëve më parë.
Postimi i Berishës
“Mimi Kodheli, “shtriga” qe ha pilotet shqiptare: Brenda 1 viti 3 pilote te vdekur dhe nje ushtarak i plagosur”!
Ketu me poshte keni shkrimin e tij me fakte tronditese per gjendjen ne forcen tone ajrore te krijuar nga Mimi dhe gjeneral Trafiku. Per me shume lexojeni vet! sb
Denoncimi i kolonelit
“Nje ngjarje tragjike u regjistrua sot nga rrezimi i nje helikopteri te Forcave te Armatosura, me pasoje vdekjen e dy piloteve dhe nje te treti te plagosur. Eshte humbja e dyte e madhe per popullin shqiptar, pasi jo me larg se nje vit me para vdiq edhe nje pilot tjeter shqiptar Major Sokol Feka, ne rrethana me pak dinjitoze, sic ishte transporti i droges nga Maroku ne Spanje.
Nese me pilotin Sokol Feka, te gjithe lane duart duke u distancuar sa me para, me te ndjeret e aksidentit te sotem kemi nje “vrap” per t’i shpallur heronj. Shefi i Shtabit doli dhe u kujdes te theksonte se 2 pilotet ishin shume te talentuar dhe me experience?!
I detyruar te jepte nje informacion shtese, deklaroi se helikopteri eshte marre ne dorrezim ne fund te vitit 2015, pra vetem 2-3 muaj me para. Nuk eshte habi qe udhetimi i sotem ne rastin me te mire, mund te jete i 3-ti i 4-ti per ate helikopter.
Por sa e vertete eshte qe pilotet e ndjere ishin te talentuar e me experience?
Profesioni i pilotit nuk eshte art, me shume se sa talent e dhunti, eshte profesion qe fitohet me experience dhe stervitje te vazhdueshme. Fakti qe piloti kryesor i helikopterit ishte Kapiten dhe piloti ndihmes Toger, eshte nje shkelje e rende e masave te sigurimit teknik. Sepse fakti qe i ndjeri ka graden kapiten do te thote se ai ka 5-9 vite experience, kurse rregullorja percakton qe piloti kryesor te jete Major e lart, deri Kolonel apo edhe Gjeneral ne disa ushtri te shteteve te NATO-s. Do te thote qe te kete te pakten 15 – 20 vjet experience.
Dhe kjo rregullore eshte per helikopteret me te cilet pilotet kane vite qe kane sherbyer, fillimisht si ndihmes Pilot e pastaj pilot kryesor. Pra e njohin shume mire kete mjet fluturues.
Por, ne kemi te bejme me nje helikopter te sapoardhur, keshtu qe per pilotimin e tij, ne pozicionin e pilotit kryesor nuk do mjaftonte as grada Major, por N/Kolonel apo Kolonel.
Kurse ne mesojme se aty ka qene pilot kryesor nje Kapiten dhe ndihmes nje Toger ?!?!
Kjo eshte njesoj qe nje drejtues mjeti i nje autoveture, me leje drejtimi A apo B, t’i jepet te drejtoje nje MAUNE shume te madhe, drejtuesi i te ciles duhet te kete vite te tera experience dhe leje drejtimi D.
Pilotimi i nje helikopteri me pilot kryesor nje Kapiten dhe ndihmes nje Toger mund te ndodh vetem ne situata lufte, kur piloti kryesor Major e siper, eshte vrare dhe tashme ne kushte emergjente dhe mungese stafi. duhet dikush te leviz kete mjet. Por Shefi i SHtabit deklaroi se helikopteri ishte ne nje fluturim “rutine” stervitor ?!
Por, edhe sikur te pranojme (te paranueshemen), qe per shkak te talentit te vecante qe kishin dy te ndjeret, pavarsisht nevojes se plotesimit te experiences se duhur, mund t’u besohej drejtimi i nje helikopteri te sapoardhur. Pra te pranojme se nuk jane shkelur rende rregullat e sigurimit teknik, atehere meqe kemi te bejme me pilote te talentuar, sic deklaroi SHefi i Shtabit, perjashtohet “gabimi” njerezor, i bie problemi eshte i helikopterit. Per me shume qe ky helikopter eshte i ri.
Valle si e kane pranuar Ministria e Mbrojtjes nje helikopter me probleme teknike??!!
Cfare tjeter duhet te ndodh qe Mimi, te jape doreheqjen?!
Kush duhet te mbaje pergjegjsi per pranimin e nje helikopteri difektoz qe ka kushtuar miliona euro nga taksapaguesit shqiptare?!
Po kostoja e stervitjes se nje piloti ?! Qe e tejkalon edhe vete koston e nje helikopteri ?! Dhe ne vetem ne nje vit kemi 3 pilote te humbur ?! Pra, pervec humbjes tragjike per te afermit dhe te dashurit e tyre, humbja e piloteve eshte edhe e shumefishte dhe e prek tere popullin shqiptar, se jo vetem jane te pakte ne numer, por edhe sepse pergaditja e nje piloti kerkon miliona euro.
Por, situata eshte me e keqe edhe se aq…
Do donim thjesht te ishte nje shkelje e rende e rregullave te Sigurimit teknik, qe u mbyll me 2 jete te shtrenjta pilotesh te humbura dhe qe normalisht duhet te pasoje me disa doreheqje duke filluar nga Ministrja, Shefi i Shtabit Pergjithshem dhe Komandanti i Forces Ajrore dhe disa ushtarake te tjere, qe direkt ose indirekt jane perfshire, qofte ne pranimin e nje helikopteri difektoz, apo edhe ne planizimin e gabuar per kete stervitje. Ne kete rast do ishte humbja me e vogel.
Do donim, por ja qe nuk eshte ashtu…
Situata eshte shume me keq. Kjo situate eshte rezultat i pasojave te veprimeve qe kjo Ministre e paafte ka nderrmare qe kur eshte vendosur ne krye te Ministrise se Mbrojtjes. Ajo eshte sjelle me ushtrine si me pronen e babes se vet. Ka perjashtuar apo edhe me keq arrestuar, nga Forcat e Armatosura ushtarake kompetente (Rasti i Kolonel Dritan Demiraj, Gjeneral Syrja Gjoka etj.), thjesht se sipas kendveshtrimt te saj ishin te pales tjeter dhe i ka zevendesuar me ushtarake inkompetente, mjafton te firmosnin cdo gje qe ajo kerkonte.
Ajo as ka nevoje te keshillohet, thjesht i do per te firmosur, thjesht per sfond.
Dhe me nje staf te tille, ushtarke te trembur dhe jo profesioniste, pasoja si kjo e sotmja eshte thjesht e radhes, per fat te keq jo e fundit.
E mbani mend se si u turperua kjo Zonje me rastin e dekorimit te krimineleve te luftes ?! Kerkoi edhe “falje”, por pa pike turpi vazhdoi te qendroje akoma ministre?! Kishte hedhur firme pa e ditur per cfare hedh firme? E mbani mend se si justifikohej ?!
E dini sa ushtarake kane graden shkencore “Doktor” ne fushen e Historise ?!
Disa dhjetra te tille, qe paguhen edhe me shtese rroge nga taksat e shqiptareve dhe qe japin mesime ne auditoret e Akademise se Mbrojtjes. Kjo zonje pa piken e turpit, megjithese kishte ne dispozicion me dhjetra Dr. Shkencash ne fushen e Historise, nuk ngre komisionin me ta, qe te gjeje njerezit qe meritojne te dekorohen dhe jo kriminele, qe kane marre jete shqiptaresh, por shkon tek sigurimet shoqerore dhe aty merr listen e gjithe atyre qe kane shtese pensioni si “veterane Lufte” dhe kjo u jep dekorate ?!
Ja pra, se ke kemi si Ministre te Mbrojtjes, ne qe mburremi se jemi vend i NATO-s, nje e paafte qe disa dhjetra historiane ushtarake i injoron dhe si kriter vlersimi per kontributet e njerit apo tjetrit ne Historine Shqiptare, merr Sigurimet Shoqerore ?! Kete mund ta beje vetem Mimi dhe vetem ne Shqiperi ?!
Duke u kthyer tek ngjarja, mjafton te shikohet se kush eshte ne krye te Forcave Ajrore (http://www.aaf.mil.al/…/kush…/3366-komandant-i-forces-ajrore) , nje Gjeneral, i cili qe nga Viti 2004, pra mbi 12 vjet, qe ka qene i shkeputur nga nga ambienti i mjeteve fluturuese qe kane Forcat e Armatosura dhe e tere experienca e tij me mjetet fluturuese eshte ajo e aeroplaneve te lodhur e te dale jashte perdorimit – MIG, qe edhe pse u eshte vendosur nje cmim qesharak prej 8000 $ askush nuk i blen. Dhe te vendosesh ne krye te nje force Ajrore, dikend qe kurre nuk ka shkelqyer ne ate fushe, ngjarja e sotme, do ishte e paevitueshme.
Por, perseri ka akoma me keq…
Me shume se problem planizimi, situata e renduar ka shkuar ne ekstrem. Pilotet me te mire shqiptare dhe me experience tashme nuk jane pjese e Forcave te Armatosura shqiptare. Si pasoje e mosvleresimit te tyre, ne nje situate kur askush nuk ua njeh kontributet dhe vlereson aftesite, ata jane detyruar te braktisin Forcat e Armatosura dhe secili te sistemohet ku te mundet per te mbajtur dhe ushqyer familjen. Dhe ne Forcat e Armatosura kane ngele vetem pilotet e rinj, qe pavarsisht kushteve te renda, duan te perdorin burimet e Forcave Ajrore, qe te krijojne me shume eksperience.
Pra kjo Ministre, i kthehu ne nje shkretetire Forcat e Armatosura, me te miret i perzuri, qofte direkt ose indirekt, duke ua bere te pamundur qendrimin e metejshem ne Ushtri. Cdo 2-3 muaj behen struktura te reja dhe cdo 2-3 muaj behen levizje te ushtarakeve pa plan, pa qellim nga njeri qytet ne tjetrin, duke i ndare nga familjet dhe duke bere edhe me te veshtire qendrimin ne ushtri.
Dhe si pasoje do kemi ushtarake te tredhur, inkompetente dhe amatore, te cilet ligji i mbijeteses i detyron te qendrojne ne ushtri per te shfrytezuar burimet e Forcave te Armatosura deri sa sa te fitojne experiencen e duhur per te dale ne jete.
Nje deshmi tjeter e asaj qe thame me lart, jane edhe Forcat Detare. Edhe pse Forcat Detare kane pasur, por ndoshta kane akoma ushtarake karriere te kesaj fushe (Detarise), Mimi kujton se ka te beje me strukturat e Partise Socialiste qe mund te emeroje njerez alla Jozela, ka vendosur ne krye te Forcave Detare nje ushtarak qe detin e ka pare vetem kur shkon ne plazh. (http://www.aaf.mil.al/…/kush…/3446-komandant-i-forces-detare)
Mendoni vete…
Ne kushtet kur Shqiperia, ne menyre te njeanshme ka anulluar nje marreveshje shume te ndjeshme te kufijve detare (si pasoje e vendimit te gjykates kushtetuese) me fqinjin problematik Greqine dhe qe kjo e fundit nga ana e saj, kerkon rishikim te kesaj marreveshjeje, cfare mund te vendoste Komandanti i Forcave Detare, nje ushtarak qe shumicen e karrieres e ka kaluar ne oficina zisash dhe furnizime orrizi dhe patatesh ?! Ate e ze deti edhe kur hypen ne anije e lere pastaj t’i drejtoje Forcat Detare, apo te merre vesh nga kufijte detare dhe konventat nderkombetare te ujrave midis shteteve ?!
Dhe te vendosesh ne krye te Forcave Detare, ushtarak qe karrieren e vet e kane ndertuar ne oficina dhe furnizime qepesh e domatesh, ne nje kohe kur Forcat Detare kane pasur Akademine e vet, qe ka nxjerre me mijera ushtarake, te cilet sherbejne akoma ne Forcat e Armatosura, ne rastin me te mire eshte paaftesi, por qe ne nje vend normal shoqerohet me mbajtje pergjegjesi te renda per keto emerime, qe lusim Zotin te mos shoqerohen me tragjedira si kjo e sotmja.
Nuk do shume te lodhesh per te dale ne perfundimin se zoteria eshte vendosur aty per te firmosur koncesione alla Rilindje, per shume prona ushtarake ne breg te detit, perfshire edhe vete ishullin e Sazanit dhe Gadishullin e Karaburunit.
Se fundi ngushellimet e sinqerta familjareve te piloteve. Ata vertete jane heronj dhe jo sa per sfond qe Mimi do i shpalle si te tille neser, per te mbuluar paaftesite dhe pergjegjesite e saj dhe te vartesve, por jane heronj se edhe pse ne kushte mbijetese ata vazhdonin te sherbenin ne Forcat e Armatosura.
F.A”
Sigal