Ndihma ekonomike/ Mocion me debat me kryeministrin Rama. Çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend

479
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare ku është parashikuar si pikë e rendit të ditës edhe mocioni me debat me kryeministrin Edi Rama për heqjen nga skema e ndihmës ekonomike të më shumë se 20 mijë familjeve.
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se përjashtimi i familjeve të varfra nga ndihma ekonomike është bërë në mënyrë abuzive. Mbi këto akuza, seanca pritet të shoqërohet me debate të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës.
Më 20 shkurt, kreu i Grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, i ka paraqitur një kërkesë kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi për Mocion me debat me Ramën me kryeministrin.
RENDI I DITËS
Bazuar në urdhrin nr. 11, datë 13.3.2018 të Kryetarit të Kuvendit z. Gramoz Ruçi,
rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 5.3.2018 (neni 44, Rregullore)
2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Mocion me debat me Kryeministrin lidhur me çështjen e heqjes nga skema e ndihmës ekonomike të mbi 20 mijë familjeve të varfra në gjithë vendin (pdf) (nenet 98-99, Rregullore)

Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare):
4. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e
Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”” (pdf)(neni 177 i Kushtetutës dhe nenet 77/a dhe 77/b të Rregullores, votim me shumicë prej 2/3 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)
Pyetje
Shprehet struktura përgjegjëse: Këshilli për Legjislacionin dhe Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare):
Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)
5. Projektligji “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncesionit të formës “BOT” (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto-Romano, Durrës, miratuar me ligjin nr. 104/2015, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërisë koncesionare “Porti MBM (Multy Buoy Mooring)”” (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë absolute)

Pyetje
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare):
Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)
6. Projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionerëve të Avokatit të Popullit” (Rregullore, neni 111, votim i fshehtë me shumicë të thjeshtë)
Raporti i komisionit përgjegjës për Çështjet ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Koha e votimit
7. Njoftim/miratimi i kalendarit 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën në vijim (neni 27, pikat 5, 6 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
8. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (neni 45, Rregullore)
Koha e diskutimeve deri në 60 minuta
Sigal