Milo: PS fiton 60 deputetë, PD e LSI në rritje

437
Sa i përket Partisë Demokracia Sociale, Milo tha se ka si objektiv që në Parlamentin e ardhshëm të ketë 2 deri në 3 deputetë. Ndërsa vendimin e Ramës që të majtët të shkojnë në zgjedhje jashtë koalicioneve, ish-ministri i Jashtëm e cilësoi taktikë të gabuar. “Objektivi ynë është që të kemi 2 deri në 3 deputetë në Parlament. Unë jam në qarkun e Tiranë, ku kryesoj listën e Partisë Demokracia Sociale. Rama është përgjegjës i plotë për mosrespektimin e marrëveshjeve me partinë tonë. Rama ka gabuar taktikë me ne të majtët që po shkojmë në zgjedhje veç e veç, ndërsa e djathta ka mundësi të shkojë bashkë”, tha Milo.
Sigal