Milionerët rilindas , kundër të tjerëve

348
Sigal

Analizë nga Prof.Dr.Elmaz Sherifi: Epidemia e kolerës nxori zbuluar propagandën qeveritare të ministrave dhe deputetëve milioner që për 1 Majin provokuan uljen e pagave dhe pensioneve. Me metodat rilindëse, bëtë që parlamenti që shikon populli, të jetë më i shëmtuari dhe më qesharaku në këto 30 vite. Larguat ekspertët dhe e latë vendin pa gjykatë Kushtetuese e të Lartë, pa qeveri, pa parlament, ku ”Monarku” barazon veten me Allahun…

Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Milionerët rilindas kundër të tjerëve!

Me metodat rilindëse, bëtë që parlamenti që shikon populli, të jetë më i shëmtuari dhe më qesharaku në historinë 30 vjeçare

Në kohën e kolerës, u zbulua një e vërtetë shumë e trishtueshme, por, e mbuluar me propagandë. Kjo është qeverisja e ministrave dhe deputetëve milionëre, që për 1 majin, nëpërmjet “shefit të hartimit të strategjive” propozuan uljen e pagave dhe të pensioneve. Sipas “hartuesit të strategjive të zhvillimit” ulja e pagave për administratën do ishte 10 përqind, ndërsa pensionet 30 përqind. Afati kohor 1 maj-31 dhjetor. Hej milionerë rilindas! Keni shumë të drejtë, që me kamzhik në dorë, jeni kundër gjithë të tjerëve, kundër punëmarrësve, punëdhënësve dhe sidomos kundër klasës së mesme. Ju keni të drejtë të talleni me shqiptarët, pa dhënë asnjëherë llogari, si u bëtë miliarderë, në vetëm pak kohë? Ju keni shumë të drejtë që të përdorni kamzhikun kundër të gjithëve, se me metodat rilindëse, e pastruat politikën nga klasa reale e mesme, me qëllim që parlamenti të ishte, ky që shikon populli, më i shëmtuari dhe më qesharaku në historinë 30 vjeçare. Më të paditurit, por ama më të pasurit, sot kanë zëvendësuar Teatrin Kombëtar, me teatrin e amatorëve politik. Ju keni gjithë të drejtën që goditni me kamzhikun tuaj, gjithë të tjerët, se keni meritën, që në emër të reformimit të drejtësisë, nuk e filluat vettingun nga politikanët miliarderë, dhe e bëtë legjislacionin dhe institucionet e shtetit “lesh e li”, pa gjykata e prokurori, që në Shqipëri, asnjëherë të mos ketë drejtësi. Ju lumtë, që pushtetin e përdorët për t’u pasuruar vetë dhe një grup i vogël i biznesit të madh, që pranon të marrë kurajon të firmos koncensione, për llogarinë e qeveritarëve të korruptuar. Shembujt janë të pafund, por rasti i vendosjes se”traut të pagesës” në Rrugën e Kombit në Kukës, ishte më i qarti. Shqiptarët asnjëherë nuk panë në ekran një koncensionar të protestonte për dëmet e shkatërruara, veç ministrave të “rilindur në ar”, të cilët flisnin në emër të koncensionarit, i cili i doli përsëri përpara ish ministrit të jashtëm Bushati, dhe e detyroi të ulërinte e demaskonte aferën e re korruptive. Por, të mos u’a hamë hakun! Jeni mjeshtra të propagandës, për të bindur, ata që nuk kuptojnë. Në Shqipëri nuk ka më qeverisje kushtetuese dhe institucionale. Tani qeveriset mediatikisht. Jeni të paparë, prandaj u adhurojnë militantët. Le të dalë një rilindas e të më hedh poshtë argumentat. Le të më japë cilido që ka kurajo aktet e botuara në fletoren zyrtare, për qeverisje në “kohën e kolerës”, me oraret që komunikon zëdhënësi i qeverisë? Na turpëruat,  ju, ministrat tanë kokëtharë. Kryeministri është shndërruar në zëdhënës qeverie, e komunikon oraret e lëvizjes së grup moshave ! Turp për një qeveri, që ekziston vetëm në letër. Mjeshtrat e djallëzisë, janë mbledhur me shelinok. Shelinok në Labëri quajnë një bimë që përdoret për të mbledhur bletët e nervozuara, që largohen nga kosherja. Ne thonë miliarderët, nuk do ulim pensionet, por pensionet suplementare! Sa djallëzor!

 

Kemi një parlament nga më qesharakët

Kemi një parlament nga më qesharakët, si nga niveli kulturor, politik dhe juridik. është parlamenti që do të futet në historinë e politikës që futi për herë të parë dekríminalizimin e vetës, pra e pranoi se është e kríminalizuar. Ndryshimi i sistemit zgjedhor u motivua me idenë se të pasurit kanë mundësi të blejnë votat e zgjedhësve të varfërve, por ka ndodhur që të pasurit blejnë me thërrime vota, por blejnë tashmë aprovimin e lirderëve të partisë. Kjo ka qenë një politikë e ndjekur me kujdes për të larguar gjithë ato figura që kishin integritet, njohuri ligjore dhe parlamentare. Kemi një kryeministër që del si zëdhënës i qeverisë dhe tregon urdhëra që nuk janë të botuar në Fletoren Zyrtare, keni parë ndonjëherë mbledhje qeverie? Ky është pushtet absolut monarkik.  Fillimisht nuk e pranonin gjendjen, kur situata agravoi me shpejtësi filloi të ndryshonte qëndrimin, dhe më 28 mars tha se do të kishte mal me kùfoma

Po ku e gjetët këtë të drejtë o kopuk, që e ndani pensionin, në pension, dhe pension suplementar?

Po ku e gjetët këtë të drejtë o kopuk, që e ndani pensionin, në pension, dhe pension suplementar? Menjëherë do thonë kopukët hajdutë,  të drejtën na e jep ligji që bëmë ne 2015, atëhere, kur e thamë në selinë e rilindjes, që të mos marrë Ylli Bufi lekë, sa marrim ne si deputetë! Turp të keni, që ligjet i bëni për të goditur individët, që s’u pëlqejnë, ashtu si dikush tha në parlament për Petrit Vasilin. Jeni aq të pacipë e cinik, sa u keni cenuar pensionin suplementar, të gjithë mësimdhënësve, të cilët e kanë fituar të drejtën e mësimdhënies në institucionet arsimore private me vendim të Qeverisë “Meksi”, që më 1994. Por, edhe përse po i humbisni gjyqet, ju vazhdoni në rrugën e injorancës, duke treguar se jeni, jo vetëm cinikë, por edhe injorantë, duke i cfilitur të gjithë ata që janë personalitete në mësimdhënie, duke filluar me profesor Sabit Brokën. Nuk ndahet pensioni, në pension, e pension suplementar, pasi janë plotësuar kushtet ligjore të përfitimit të pensionit të pleqërisë. Këtë e bëni vetëm ju, o cinik e të korruptuar. Prandaj jeni kundër klasës së mesme të shoqërisë, duke tatuar pagat e larta, se vetë nuk keni nevojë për lëmoshën pension, pasi keni vendosur pasuri në 30 vjet, më shumë se të pasurit në Europën Perëndimore, në trashëgiminë 300 vjeçare. Mësojeni. Edhe nocioni pension është diskretitues. Ajo nuk është dhurate e qeveritarëve të korruptuar, por është e ardhur nga kontributet, madje shumë më e vogël, nga sa është akumuluar. Pensioni nuk preket kudo në botë dhe pensioni suplementar nuk mund të cenohet pa vendim gjykate, si bëni ju, o injorantë të djallëzuar. Po ku pyesni ju për shtet të së Drejtës. Tani nuk ka, as Gjykatë Kushtetutese, as Gjykatë të Lartë, as qeveri, as parlament, veç një monarku që nxjerr Iradë të pashkruara që i komunikon më shumë se Hoxha si zëdhënës i Allahut ! Amin ju qoftë!