Mbante pistoletë me vete, tentoi t’i ikte policisë, arrestohet 34-vjeçari

350
Sigal

Arrestohet një 34-vjeçar në Pukë, që qarkullonte me armë zjarri me vete.

Policia bën me dije se ka vënë në pranga shtetasin F. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Bicaj, Pukë.

Ai lëvizte me armë zjarri me vete dhe në momentin që ka parë shërbimet e Policisë ka hedhur armën dhe ka tentuar të largohet, por është kapur gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë.

Nga hetimet rezulton se ky person ka qenë më parë i dënuar për vjedhje dhe dhunë në familje.

NJOFTIMI

Shërbimet e Policisë, krahas angazhimit 24 orë për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në fshatin Bicaj lëvizte me armë, u organizua puna për identifikimin dhe kapjen e tij.

Si rezultat i një pune të mirëorganizuar u evidentua shtetasi F. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Bicaj, Pukë, i cili lëvizte me armë zjarri me vete dhe në momentin që ka parë shërbimet e Policisë ka hedhur armën dhe ka tentuar të largohet, por eshtë kapur gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve u bë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip TT dhe municioni luftarak.

Materialet procedurale në ngarkim të tij i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.