Metastazat e Soros në Kroaci, Turqi, Maqedoni, Shqipëri, Rusi dhe Kinë

563
2006, Kroacia mbyll zyrat e Fondacionit Soros
Që nga 1 qershor 2006, Instituti i Shoqërisë së Hapur ka mbyllur zyrat e tij në Zagreb, Kroaci. OSI Kroacia ishte aktiv për 14 vjet ku ka shpenzuar mbi 55 milionë USD për zhvillimin e shoqërisë civile, arsimit, shëndetit publik, mediave, artit, kulturës dhe gjyqësorit. Zyrtarët më të lartë të shtetit gjetën një mënyrë komode për largimin e këtij fonacioni, që nëpërmjet investimeve, kishte arritur të depërtonte dhe ndikonte në të gjithë sektorët e shoqërisë.
2014, Ankaraja parlajmëron Soros
Kryeqendra e shtetit 77 milionësh të Turqisë, Ankaraja zyrtare ka paralajmëruar fondacionin Soros të instaluar në vend, por edhe dy qendrat e saj në Budapest të Hungarisë dhe në SHBA, që të mos përzihen në punët e brendshme të saj dhe që të mos nxisin trazira në vend. Shërbimet fshehta turke kanë bërë me dije se persona që punojnë soe aktivizohen me këtë fondacion, janë ndër shkaktarët e nxitjes së trazirave të dhunshme që kanë shpërthyer në disa qytete të vendit, përfshi Stabollin dhe Ankaranë.
11 nëntor 2015: Maqedoni, përplasje mes mediave pro qeveritare dhe Soros
Në nëntor 2015 mediat pro qeveritare dhe ata të financuara nga organizata Soros, përsëri janë bërë objekt i mospajtimeve, kjo e përfshirë edhe në deklaratën e Asociacionit të mediave të Maqedonisë (AMM). Ajo akuzoi se LSDM­-ja opozitare dhe fondacioni Soros këtyre ditëve ka ndërmarrë forma të reja të presioneve mbi gazetarë dhe media. “Të inkurajuar nga tendencionizmi dhe qëndrimi mbrojtës nga Bashkimi Evropian ndaj tyre, aktivitetet e LSDM­së dhe fondacioni Soros këtyre ditëve ka ndërmarrë forma të reja të presioneve. Xhabir Deralla dhe organizata e tij joqeveritare “Civil” kanë ngritur padi kundër gazetarëve nga televizioni “Sitel” për informacione, të cilat bazohen në të dhëna zyrtare. Aktivitetet e LSDM­së publikojnë poste të falsifikuara në Fejsbuk nga gazetarë të portalit “Kurur” dhe kërcënohen me dhunë fizike mbi gazetarët nga portali”, thuhet në kumtesën e AMM. Asociacioni thekson se zyrta e BE­së dhe e OSBE­së në Maqedoni i konsideron për bashkëpunëtorë dhe patronatë të presioneve, dhunës, kërcënimeve dhe pengesës në punën profesionale të gazetarëve nga ana e LSDM, fondacionit Soros dhe degëve të tyre. Në kumtesë përsëritet qëndrimi se në raportin e fundit të KE­ për Maqedoninë është evident informimi i gabuar për gjendjet në media, sidomos për kryerjen e presioneve, kërcënimeve dhe sulmeve mbi gazetarë dhe media.
1 dhjetor 2015: Putini përzë fondacionin nga Rusia
Pas hakmarrjes së rëndë komerciale dhe personale kundër Turqisë, që pasoi rrezimin e një avioni një javë më parë, Rusia godet rëndë: prokurori i përgjithshëm rus ka lëshuar një deklaratë zyrtare në të cilën ai e deklaron se Fondacioni Soros dhe “Open Society Institute” i George Soros, afaristi financiar më i njohur në botë për propagandën dhe mbështetjen në valët e emigracionit në Evropë, si edhe ndaj grushtit të shtetit në Ukrainë vitin e kaluar, (siç tregohet edhe nga dokumentet e shumta konfidenciale), janë “grupe të padëshirueshme” raporton “ilprimatonazionale”. Në këtë Deklaratë Zyrtare ndalohen qytetarët dhe organizatat ruse që të marrin pjesë në ndonjë nga projektet e tyre. Në deklaratë thuhet se këto organizata, kryesuar nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur, paraqesin një “kërcënim për themelet e rendit kushtetues të Rusisë dhe të sigurisë kombëtare”. Gjithashtu nënvizohet fakti se Ministria e Drejtësisë do të informohet rregullisht mbi aktivitetet e tyre, dhe se të njëjtat organizata do të përfshihen në listën e grupeve të huaja të padëshirueshme. Në fakt, që nga korriku i kaluar prokurorët rusë po hetojnë aktivitetet e filialeve të Soros, pjesë e 12 grupeve të përfshirë në listën e miratuar nga Senati Rus në vitin 2014. Pasi një grup cilësohet si “i padëshirueshëm”, asetet e tij në Rusi duhet të ngrihen, zyret të mbyllen dhe të ndalohet shpërndarja e çdo materiali informues dhe propagandues, madje janë subjekt edhe të dënimit me gjoba të rënda apo edhe burg. 
Dhjetor 2015: Shoqëria Civile, ultimatum për largimin e fondacionit nga Shqipëria
Disa organizata të shoqërisë civile në Shqipëri, nëpërmjet një peticioni dërguar institucioneve më të larta të shtetit dhe trupit diplomatik të akredituar në Tiranë kanë kërkuar largimin për 24 orë të fondacionit Soros nga Shqipëria. Arsyeja e këtij largimi lidhet me shuëm faktorë, por shkas është bërë edhe reforma në drejtësi, ku të ashtuquajturit ekspertë të koalicionit të majtë ishin financuar nga ky fondacion dhe që në fakt shkaktuan deri destabilizim të situatës. Një activist I njohur I shoqërisë civile, Altin Goxhaj, në një status të tij në facebook, ndër të tjera thotë: “Çfare di unë për Fondacionin Soros? Di që prej mbi 2 dekadash lindi një gjëndërr kanceroze në mes të Tiranës (zyrat e para i ka pas te Piramida e Diktatorit) dhe më pas ajo kapi pjesë – pjese sistemin nervor (median dhe shoqërine civile) dhe më pas pjesë – pjesë organet vitale (Bashkinë e Tiranë, krijoi MJAFT-in, kapi Partine Socialiste, krijoi partizëra tip pisqolle si “Gay99”, më pas kapi Qeverinë, më pas kur Qeveria u rrezikua nga Opozita kapi edhe Opozitën, pastaj gjithë pushtetin lokal, më pas gjithë biznesin dhe tregjet… Tani ka punë me Drejtësinë para se të kapë përfundimisht dhe kalbëzojë gjithë trupin… është në tratativa me Agjencinë Funerale të Falimentimit Ekonomik se po bën pazar për shitjen e kadavrës para 2017…”.
27 janar 2016: Kina sulmon miliarderin hungarezo-amerikan
Gazeta zyrtare e Kinës më 27 janar 2016 ka sulmuar miliarderin George Soros dhe e ka paralajmëruar që të mos “luftojë” kundër monedhës kineze ‘Yuan’, në të njëjtën kohë që Kina po përpiqet që të rrisë besimin e popullit në monedhën e saj, e cila ka shënuar një rënie prej 5% që nga gushti i 2015. “Lufta e Soros ndaj monedhës Yuan nuk mund të ketë sukses, për këtë nuk ka asnjë dyshim”, thuhet në artikullin e gazetës kineze “People’s Daily”, e cila ka titull “I deklarohet luftë monedhës së Kinës? Ha ha”. George Soros është i njohur për investimet në të gjithë botën, kurse artikulli i gazetës së Kinës është një përpjekje për të bindur investitorët se monedha e tyre Yuan është ende një zgjedhje e sigurt pavarësisht rënies prej 5%.
Sigal