Meta uron PD-në për 25 vjetorin: E para parti opozitare që solli pluralizmin

399
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta me anë të një mesazhi ka uruar sot Partinë Demokratike dhe Grupin e saj Parlamentar me rastin e 25-vjetorit të themelimit. Sipas Metës, PD-ja përfaqëson një moment të rëndësishëm në historinë e vendit tonë, ndërsa theksoi e ajo është e para parti opozitare që solli pluralizmin.

“Themelimi i Partisë Demokratike përfaqëson një moment të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë, sepse është e para parti opozitare që i hapi rrugë pluralizmit politik në vend. Është përgjegjësia e të gjithë klasës politike sot në vend, partive politike dhe shoqërisë shqiptare në tërësi që të ndërmarrim reformat e nevojshme që do të afrojnë më tej Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe përmbushur ëndrrën e studentëve të Dhjetorit për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa.”, citohet në mesazhin e Metës.
Sigal