Nishani organizon pritjen Hanuka: Mirësia trimufon kundër së keqes

485
Në respekt të komuniteti hebre në Shqipëri, presidenti Bujar Nishani zhvilloi pritjen Hanuka. Kjo ceremoni njihet ndyshe si Festivali i Dritave dhe i Lirisë së besimit izraelit.Të ftuar në këtë ceremoni ishin deputetë, diplomatë dhe përfaqëuesit e besimeve fetare. Për të tretin vit radhazi, Presidenti i vendit Bujar Nishani organizon pritjen e Hanukas, festë e Izraelit që ndryshe njihet si Festivali i Dritave dhe i Lirisë së Besimit. E kthyer tashmë në traditë, pritja bëhet në respekt të komunitetit hebre në vend. Të ftuar në këtë këtë ceremoni ishin deputetë, krerë të bashkësive fetare, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë, të bashkësisë hebreo-shqiptare, të Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael, si dhe personalitete të ndryshme.

Nishani: “Hanuka nuk është vetëm kohë për të kremtuar besimin dhe traditat e popullit hebre, por edhe çasti i volitshëm për të nënvizuar se mirësia dhe përparimi do të triumfojnë gjithmonë kundër errësirës, së keqes dhe prapambetjes. Le ta kremtojmë të gjithë së bashku shqiptarë dhe izraelitë për të gjetur frymëzimin dhe besimin e duhur që e nesërmja do të jetë edhe më e mirë, më shpresëdhënëse e më e ndritshme, sidomos për fëmijët dhe brezat e rinj.” Pas ceremonisë zyrtare vijuan aktivitetet kulturore në përkujtim dhe falenderim të shqiptarëve që kanë shpëtuar hebrenjë gjatë Holokaustit.
Sigal