Meta takon Sessions: Të rrisim bashkëpunimin me SHBA në fushën legjislative

429
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në vijim të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po zhvillon takime me zyrtarë dhe përfaqësues të lartë të politikës amerikane. Kryeparlamentari u takua me kryetarin e Komisionit të Ligjeve Jashtëm, kongresmenin Sessions, me të cilët vlerësoi rolin e Shqipërisë si faktor paqeje dhe stabiliteti.
Kryetari i Kuvendit tha se është me rëndësi bashkëpunimi i Shqipërisë me SHBA edhe në fushën legjislative. Meta tha se me kongresmenin Sessions diskutuan edhe për reformën në drejtësi. Kryeparlamentari Meta ftoi kongresmenin Sessions për vizitë në Shqipëri, i cili pranoi ftesën e kreut të Kuvendit.
KRYETARI I KUVENDIT VIJON TAKIMET NË SHBA: SHQIPËRIA, PARTNER LUAJAL I SHBA-SË

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në vijim të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po zhvillon takime me zyrtarë dhe përfaqësues të lartë të politikës amerikane. Kryeparlamentari u takua me kryetarin e Komisionit të Jashtëm, kongresmenin Ed Royce dhe më pas me kongresmenin Eliot Engel, me të cilët vlerësoi rolin e Shqipërisë si faktor paqeje dhe stabiliteti. Kryetari i Kuvendit tha se Shqipëria është një partner luajal i SHBA-së, që i bashkohet përballimit të sfidave globale. Gjatë këtyre takimeve u përshëndet dhe nënshkrimi i MSA-së BE-Kosovë, ndërsa u theksua interesi strategjik i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Kryeparlamentari është takuar dhe me Michael Chertoff, ish-Sekretar i “Homeland Security”.
Sigal