Presidenti Meta: Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari!

403
Sigal

U shkarkua nga detyra dhe u bë një “rrëmujë” e madhe në rrjetet sociale, por ditën e sotme mjeku Ilir Allkja është rikthyer në detyrë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Allkja shprehet se nga sot e tutje do të jetë present çdo ditë në spital, për ti shërbyer çdo kujt që ka nevojë për ndihmën e tij dhe të mjekëve të tjerë në QSUT.

“Mirënjohje pa fund për besimin e mbështetjen”, shkruan Allkja.

Pas postimit të mjekut, vjen dhe reagimi i Presidentit Meta i cili shkruan: Askush nuk është i tepërt. Së bashku do të mbrojmë shëndetin e çdo qytetari, shkruan Meta.

Ja postimi i plotë i Presidentit Meta:

Më mirë një kritikë më shumë, se një i sëmurë më shumë. Asnjë shqiptar nuk është i tepërt!
Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari!