Meta takohet me delegacionin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë: Më 14 maj merr fund monizmi në pushtetin vendor

170
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me delegacionin e këshillit të ambasadorëve amerikanë, që kryesohej nga presidenti Timothy Chorba.

Meta shkruan se ka siguruar këshillin e ambasadorëve se në 14 Maj në Shqipëri merr fund monizmi në pushtetin vendor, për t’i dhënë jetë ndryshimit të madh që do të ndalojë shpopullimin.

“Kënaqësi e veçantë të takohesha sot në Tiranë me delegacionin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, të kryesuar nga presidenti i këtij Këshilli, Ambasadori Timothy Chorba. I sigurova se në 14 Maj në Shqipëri merr fund monizmi në pushtetin vendor, për t’i dhënë jetë Ndryshimit të madh që do të ndalojë shpopullimin.

Vlerat dhe demokracia amerikane, inspirim për të luftuar çdo ditë autokracinë, duke dedikuar të gjitha energjitë për të shpëtuar dhe fuqizuar demokracinë shqiptare. Partneriteti strategjik midis SHBA-ve dhe Shqipërisë është shumë i rëndësishëm për Partinë e Lirisë dhe do të forcohet edhe më shumë në të ardhmen”, shkruan Meta.