Disa truke se si të ndalni menjëherë lemzën

118
Sigal

Lemza shkaktohet nga një tkurrje e pavullnetshme e diafragmës, muskuli që ndan hapësirën e kraharorit nga ajo e barkut. Diafragma luan një rol të rëndësishëm në frymëmarrje. Çdo tkurrje e saj pasohet nga një mbyllje e papritur e kordave vokale, të cilat prodhojnë tingullin karakteristik gjatë lemzës.

Shpesh lemza fillon pa ndonjë shkak të dukshëm dhe zakonisht zhduket pas disa minutash. Lemza është e shpeshtë dhe një dukuri normale te të porsalindurit dhe foshnjat. Ajo mund të shkaktohen nga ngrënia e vakteve të rënda, nga pijet alkoolike ose nga emocionet e papritura. Në disa raste, lemza mund të jetë shenjë e një sëmundjeje.

Për pjesën më të madhe të njerëzve, një episod lemze zgjat vetëm pak minuta. Rrallëherë, lemza mund të vazhdojë për ditë, javë apo muaj të tërë. Kjo mund të vijë nga kequshqyerja apo sëmundje të ndryshme.

Por, çfarë mund të bëni për të parandaluar lemzën, e cila përveçse e bezdisshme, bëhet edhe e dhimbshme ndonjëherë?

Ju njohim me disa mënyra të cilat mund t’ju shpëtojnë nga situatat e pakëndshme që shkakton lemza:

Fryni me shpejtësi një qese prej letre. Kjo rrit sasinë e dioksidit të karbonit në gjak, dhe trupi bëhet i përgjegjshëmme marrjen e tij, duke harruar kështu lemzën.

Pini ujë të ftohtë! Pirja ose duke bërë gargare me të, ka të njëjtin efekt në parandalimin e lemzës.

Mjaltë ose uthull? Cila është zgjedhja juaj? Merrni një lugë çaji sheqer ose mjaltë dhe vendoseni në anën e poshtme të gjuhës. Të njëjtën gjë mund të bën edhe me një lug çaji uthull.

Shmangni ushqimet me erëza. Disa lloj erëzash irritojnë në një masë të konsiderueshme ezofagu dhe stomakun. Ata janë përgjegjëse për rrjedhjen e acidit nga stomaku në ezofag dhe kjo sjell më pas lemzën.

Këto truqe do t’ju ndihmojnë të ndaloni lemzën menjëherë. Në rast se ajo nuk do të ndalet pas disa orësh, ju ndoshta keni probleme me frymëmarrjen dhe gëlltitjen dhe duhet menjëherë të kërkoni ndihmën mjekësore.