Meta: Shërim të shpejtë e shëndet të plotë Presidentit Hashim Thaçi!

399
Sigal

Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka uruar shërim të shpejtë Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi duke i shprehur mbështetjen e tij të plotë.

Postimi i plotë i Presidentit Meta:

I uroj përzemërsisht shërim të shpejtë e shëndet të plotë Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe i shpreh familjes së tij të dashur gjithë mbështetjen time.
Urime personelit mjekësor të Klinikës së Urologjisë në Shërbimin Spitalor të Kosovës për profesionalizmin e dëshmuar.