Meta pret zv/kryeministrin e Maqedonisë: Takim vëllazëror

455
Presidenti i vendit, Ilir Meta ka pritur sot ne nje takim zyrtar zv/kryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani.
Gjate takimit, Presidenti Meta, përshëndeti miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe nga ana parlamentit të Maqedonisë, si një hap përpara për demokratizimin dhe forcimin e rrugës integruese të Maqedonisë.
Presidenti theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjes së Ohrit, për respektimin e të drejtave të shqiptareve në Maqedoni dhe përmirësimin e klimës se besimit të ndërsjellë në mes të shqiptareve dhe maqedonasve, në interes të integrimit euro-atlantik të vendit.
Presidenti Meta, shprehu angazhimin e tij për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, në interes të dy vendeve dhe perspektivës evropiane të rajonit.
Pas takimit, Meta ka postuar nje foto ne faqen e tij ne FB, duke e quajtur ate takim vellazeror.
“Të dashur miq, sot prita në një takim vëllazëror zv/kryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani me të cilin bashkëbiseduam për sfidat edhe përpjekjet e përbashkëta të dy vendeve tona për integrimin e plotë evropian”- shkruan Meta ne faqen e tij ne FB.


Sigal