Berisha flet për gazetën italiane: Rama të mësojë nga protestat ose do ketë fund të tmerrshëm

375
Sigal

Në një intervistë për italianen “Il Messangero” ish kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë duke thënë se janë dy kryeqytytet që protestojnë: “Karakas kundër Maduros dhe Tirana kundër Edi Ramës”.

Më tej ai shton se opozita ka bërë çdo lëshim që mundej dhe ka pranuar të gjitha marrëveshjet e mundshme të firmosura në maj të 2017-ës. Por sipas tij ka qenë Rama ai që i ka shkelur, dhe për këtë arsye ai duhet të japë dorëheqjen dhe ti lërë vendin një qeverie tranzicioni që i ndalon të menaxhojë dhe të manipulojë procesin e votimit.

Më tej e përditshmja italiane e përshkruan Berishën si liderin historik të Partisë demokratike, i cili ka qenë lideri më jetëgjatë në Shqipëri pas Enver Hoxhës.

I pyetur për arsyet e protestës Berisha shprehet se protesta u bë kundër narkoshtetit që drejton Shqipërinë, por arsyeja më e madhe është ajo e shkeljes së rregullave elektoraleve.

Berisha shkon dhe më tej duke thënë se me Ramën në pushtet nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Beteja është e ashpër, thekson Berisha, por protestat janë një mësim të cilin Rama duhet ta kuptojë, përndryshe do të ketë ditë të vështira dhe fundi i tij do të jetë i tmerrshëm: Njerëzit mund ta vrasin, do ta hedhin në lumë.

Dhuna e përdorur në protestën e së shtunës u dënua nga komuniteti ndërkombëtar, por sipas ish kryeministrit dhuna e vërtetë është shkelja e të drejëts së votës dhe tashmë nuk ka më kthim prapa pasi situate është kritike.

Duke këmbëngulur se dalja e tij nga skena politike është pa lthim, Berisha premton se do të bëjë cdo gjë që shqiptarët të votojnë si qytetarët europianë, pasi aktualisht Shqipëria është i vetmi vend në Europë me një gjysëm diktaturë si në Venezuelë.