Presidenti i PL-së, Ilir Meta Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediet u fokusua tek ekonomia që sipas tij, është në pikiatë dhe sidomos treguesit që kanë të bëjnë me prodhimin dhe eksportet.
“Ekonomia e vendit është pikiatë,sidomos treguesit që kanë të bëjnë me prodhimin dhe me eksportet, nuk ndalojnë së përkeqësuari dhe kjo edhe sipas vet INSTAT- it që është një Institucion që kontrollohet totalisht nga NarkoQeveria.
Për Partinë Lirisë një prioritet madhor mbetet shndërrimi i Shqipërisë në një fuqi të vërtetë eksportuese nga një gropë importuese që është sot, e të gjithë prodhimeve të skaduara dhe sidomos të «bananeve» nga Kolumbia, duke thyer çdo rekord botëror.
Vetë raportet më të fundit, të institucionit të statistikave, që kontrollohet nga vetë NarkoQeveria pohojnë se Shqipëria për shkak të dështimit të thellë në fushën e eksporteve ka marrë tatëpjetën pandalim, që ndikon në ekonominë e cdo familjeje.
Nga të dhënat e publikuara nga INSTAT për 3-mujorin e dytë të vitit 2024 mbi indekset e aktiviteteve kryesore prodhues rezulton një tkurrje e prodhimit në sektorin e industrisë, një tkurrje tjetër në industrinë nxjerrëse, në industrinë përpunuese, dhe sidomos në sektorin e prodhimit të energjisë.
Indeksi i volumit të prodhimit në industri ka një rënie me 5.0%, në industrinë nxjerrëse një rënie me rreth 10% dhe në energji, 12.4%.
Paralelisht me rënien e prodhimit ka ecur edhe rënia e shitjeve, konkretisht në sektorin e industrisë me 4.2%, në industrinë nxjerrëse me 10% dhe në sektorin e energjisë, me 12.4%.
Rënia e volumit të prodhimit si dhe volumit të shitjeve është reflektuar në përkeqësimin e treguesve të tregtisë të mallrave.
Një rënie të lartë ka regjistruar volumi i eksporteve në tremujorin e dytë të vitit 2024.
Eksportet kanë një rënie të lartë nga 234 miliard lekë në 3-mujorin e dytë të vitit të mëparshëm, në 199 miliard lekë në 3-mujorin e dytë të këtij vitie, ose një renie me rreth 15%, që është shumë e lartë.
Ndërkohë volumi i importeve në 3-mujorin e dytë të vitit 2024 është pothuajse i njëjtë me volumin e të njëjtit 3-mujor të vitit të mëparshëm.
Si rezultat kjo ka sjellë përkeqësimin e bilancit tregtar, nga një bilanc negativ në minus 204 miliard lekë në 3-mujorin e dytë të vitit të kaluar, në një bilanc negativ më të thelluar në minus 241 miliard lekë në vitin 2024, pra gati 40 miliardë lekë më tej është thelluar ky bilanc negativ, për shkak të rrënies së prodhimit dhe për shkak të rrënies së shitjeve dhe eksporteve.
Nderkohë, përqindja e mbulimit të importeve me eksportet është përkeqësuar nga 54% në vitin e kaluar, në 45% në vitin aktual, pra është përkeqësuar me gati 10% për të njëjtën periudhë.
Treguesit e volumit të prodhimit dhe të shitjeve tregojnë se sektorët e prodhimit të të mirave materiale jetike për ekonominë e vendit dhe punësimin kanë treguar një recesion në 3-mujorin e dytë të vitit 2024.
Treguesit negativë të volumit të prodhimit dhe të shitjeve, veçanërisht në industrinë nxjerrëse, përpunuese dhe të energjisë kanë ndikuar drejtpërdrejt në përkeqësimin e pandalshëm të eksporteve dhe këtë e dinë të gjithë ata të cilët kanë fabrika për eksport.
Një fakt vazhdon të jetë evident ai i vartësisë pothuajse totale të ekonomisë së vendit nga sektori i ndërtimit gjë që do të rrezikojë seriozisht qëndrueshmërinë e ekonomisë në vitet e ardhshme.
Modeli ekonomik i vendit ka nevojë për përmbysje radikale, duke u orientuar tërësisht nga prodhimi dhe nga eksportet, nga shfrytëzimi i burimeve natyrore, dhe jo vetëm nga sektori i ndërtimit dhe konsumit.
Ndaj Shqipëria fuqi eksportuese, është një nga 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë.
Dhe ne, përmes programit tonë, do të garantojmë një rritje të eksporteve në masën mbi 50% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga vetëm 8% që është sot dhe nga 57% që e ka Maqedonia e Veriut sot dhe nga 70% që është mesatarja e vendeve të BE-së.
Këtë do ta realizojmë së pari :
1. Duke shndërruar strukturën ekonomike të vendit në një strukturë prodhuese, jo importuese.
2. Duke mbështetur në mënyrë të fuqishme konkrete biznesin prodhues dhe eksportues.
3. Duke përmirësuar performancën eksportuese të kompanive, me anë të rritjes së numrit të produkteve të eksportit që kanë një nivel më të lartë të vlerës së shtuar, përmes rritjes së numrit të kompanive eksportuese dhe njëkohësisht duke rritur edhe numrin e tregjeve të eksporti për prodhimet në vendin tonë.
4. Po kështu ne do të reformojmë sistemin aktual për tërheqjen e investimeve të huaja direkte nëpërmjet krijimit të një Strategjie për tërheqjen e investimeve të huaja të drejtpërdrejta 2025 ̶ 2035.
5. Njëkohësisht tarifa doganore do të rishikohet, duke iu përshtatur nevojave për eksport-import të ekonomisë dhe duke favorizuar dhe lehtësuar eksportet.
6. Ulja e barrës administrative, reduktim ekstrem i barrierave ligjore, abrogim i ligjeve të panevojshme, akteve nënligjore, rregulloreve dhe procedurave që janë bërë qëllimisht për të vështirësuar jetën e biznesit dhe aktivitetin e tyre dhe njëkohësisht për të rritur artificialisht shpenzimet, të gjitha këto do të marrin fund, sepse këto kanë vetëm një qëllim, për të rritur numrin e rryshfeteve që paguajnë sipërmarrësit në zyrat e Rilinjes sot.
7. Ne do ti japim një mbështetje të vecantë sektorit privat konkurrues; Këtë do ta bëjmë përmes një mbështetje për inovacionin; e sidomos duke mbështetur me përparësi kompanitë që krijojnë vende pune produktive dhe paga të larta.
8. Do të aplikojmë taksën e sheshtë 10% nga 15% që është sot dhe do të rimbursojmë automatikisht TVSH për kompanitë eksportuese,sepse shumë prej tyre janë duke falimentuar jo vetëm për shkak të kursit kriminal të Euros me lekun, por njëkohësisht dhe për shkak të vonesave të pajustifikueshme dhe të qëllimshme të rimbursimit të TVSH-së.|
9. Njëkohësisht, ne do të tërheqim kompanitë ndërkombëtare që kanë një fitim neto të lartë mbi 50 milion euro dhe norma efektive e tatimit do të jetë 5%.
10. Mbështetja për inovacionin do të jetë prioritet i lartë. Nëpërmjet shkencës së aplikuar dhe zhvillimit të kërkimit ne do të mbështesim hapjen e instituteve në fushën e teknologjisë dhe programeve të inkubacionit dhe përshpejtimit, duke ofruar stimuj shtesë tatimorë për të tërhequr investitorët dhe fondet në këto fusha, si dhe do të garantojmë viza qëndrimi afatgjata për të gjithë “nomadët” dixhitalë.
11. Do të mbështesim kompanitë që do të financojnë me përparësi në fushën e teknologjisë të lartë duke bashkëfinancuar dhe për trajnimet për përdorimin e teknologjive të reja nga të rinjtë tanë.
12. Ulja e kostos së energjisë me 20 % për karburantet.
13. Gjithashtu do të garantojmë liberalizojmë dhe subvencionim për energjinë diellore për konsum familjar dhe do të mbështesim me 10,000 Euro start-upet dhe do ti përjashtojmë nga taksat për 5 vitet e para të tyre.
Pra edhe njëherë, dola sot këtu për të ritheksuar situatën e rëndë ekonomike në vend, rënien e prodhimit në fushën e industrisë, të industrisë nxjerrëse, të përpunimit, të prodhimit të energjisë, rrënien e pandalshme të eksporteve në vend, thellimie bilanceve negative tregëtare, sepse modeli i Narkoekonomisënatyrisht që këtu mund të shërbejë dhe të gjitha këto pasojat cojnë në rritjen e cmimeve, cojnë në shtrenjtimin e kostos së jetesës dhe në dobësimin edhe të ekonomive familjare të qytetarëve tanë.