Meta: Parlamenti Europian njohu pabarazinë në zgjedhje. Qeveria bëri gjithçka për të goditur opozitën

111
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta a zhvilluar sot një takim me Këshilltarët e Partisë së Lirisë të zgjedhur në më 14 maj.

Mes të tjerash Meta foli në lidhje me raportin e PE, ku tha se evidentoheshin problemet me “Lokalet2023” dhe ndërhyrja e qeverisë në to.

Meta u shpreh se një nga pikat e prekura nga raporti, ishte pikërisht shembja e Prestige Resort”, për të cilën PE ka kërkuar sot një hetim më të thelluar mbi çështjen.

“Jam këtu për të theksuar rëndësinë e angazhimit tuaj si përfaqësues të PL dhe opozitës në bashkëpunim me këshilltarët e tjerë opozitarë për të bërë një ndryshim të fportë siç e kemi premtuar para 14 majit sa i takon pushtetit vendor.

Më në fund pas 4 vitesh kontrollit dhe korrupsionin absolut të pushtetit vendor i ka ardhur fundi.

Besoj shumë se angazhimi juaj dhe i këshilltarëve të tjerë opozitarë do jetë inevestim i jashtëzakonshëm në mbrojtje të interesit publik.

Zgjedhjet e fundit reflektohen qartë edhe në komisionin e jashtëm të PE që sapo miratoi raportin për vendin tonë ku u theksua problemi i partive që të paraqiten në zgjedhje pa ndërhyrjen e shtetit.

E qartë që kemi të bëjmë me një njohje të pabarazisë në zgjedhje e gjithçkaje që bëri qeveria për të goditur opozitën e për të vendosur diktatin e saj mbi lirinë e votuesve për të zgjedhur.

PE shprehu shqetësimin në ngushtimin e hapësirës mbikqyrëse të opozitës.

Referimi është për rrëzimin e kërkimit të opozitës për komision mbi rolin e Ramës në rastin McGonigal.

Në raport theksohet gjithashtu se duhet hetim për shembjen e paligjshme të aseteve të mediave si “Prestige Resort”.

Nuk ka progres në pastrimin e parave”, tha ai.