Meta nga Elbasani: I japim zë intelektualëve, me Luçianon qyteti hyn në rrugën e ndryshimit

192
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte i pranishëm në ceremoninë e 32 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, dega Elbasan.

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, Meta shprehet se Partia e Lirisë do ti japë zë intelektualëve, duke theksuar faktin se me Luçiano Boçin, Elbasani do të futet në rrugën e ndryshimit.

‘Kënaqësi të merrja pjesë sot në 32-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Elbasanit.

Besimplotë se me Prof.Luçiano Boçin si kryebashkiak i ardhshëm të Elbasanit ne do t’u japim zë dhe fuqi intelektualëve, njerëzve të dijes dhe mbi të gjitha të rinjve dhe të rejave, që janë pasuria më e madhe dhe më e çmuar. Me Luçiano Boçin, Elbasani hyn në rrugën e Ndryshimit dhe gjithëpërfshirjes!

Partia e Lirisë e përkushtuar për rivendosjen e Llogaridhënies!’, shkruan kreu i PL-së, Ilir Meta në Facebook.