Meta: Mesazhi im për Kosovën, unitet për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari

386
Sigal

Nga emisioni ‘Përballë’, Presidenti Ilir Meta gjeti mundësinë të japë edhe një mesazh për Kosovën që përballet me një krizë të mundshme politik.

Mesazhi i Metës për Kosovën është unitet për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari

Intervista e Presidentit Meta për emisionin “PËRBALLË” të gazetarit Lufti Dervishi në “RTSH”

Pyetje: Meqë jemi të kjo temë më bënë përshtypje një gjë; Nëse të gjitha vendet në rajon e kudo e kanë luftën me koronavirusin, duket që në Kosovë lufta më tepër është luftë politike sesa luftë me koronavirusin.

Sigurisht që ju i ndiqni zhvillimet në Kosovë, por a keni një koment për zhvillimet e ditëve të fundit, përpjekja për mocion, për të rrëzuar qeverinë, përplasja President-Kryeministër e mbrëmshmja?

Presidenti Meta: Meqenëse jemi te Kosova, sot është 24 mars, që është një ditë historike, një ditë e jashtëzakonshme për popullin e Kosovës, por edhe për të gjithë rajonin tonë.

Është dita kur NATO realizoi një nga misionet e saj ose filloi të realizoi një nga misionet e saj më të shkëlqyera në të gjithë historinë, siç ishte dhënia fund e gjenocidit në Kosovë dhe njëkohësisht gjenocidit në të gjithë rajonin tonë.

Në një ditë të tillë padyshim apeli im është edhe vëllezërit tanë në Kosovë, të gjithë udhëheqësve të Kosovës duhet të vazhdojnë të bashkëpunojnë në unitet, në radhë të parë në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve të Kosovës, pasi për fat të keq edhe aty në ditët e fundit ka një shtim të rasteve dhe njëkohësisht dhe në bashkimin e të gjithë energjive të tyre, për sfidat e tjera që ka Kosova.

Vetëm përmes bashkëpunimit do ta faktorizojnë më tej Kosovën si shtet jo vetëm i ri, por si shtet i suksesshëm. Ata kanë arritje mjaft të rëndësishme, sikundër janë zgjidhja e krizave të fundit që kanë patur në mënyrë mjaft demokratike, zgjedhje jashtëzakonisht pozitive dhe shembullore dhe në nivel rajonal. Besoj që do t’i udhëheqë interesi i përbashkët edhe në këto momente.

Pyetje: Kosova del nga kriza dhe futet shpejt në krizë. A e shihni që po futen drejt krizës apo do të jetë e përkohshme?

Presidenti Meta: Unë shpresoj edhe një herë që në këtë situatë ata të bëjnë më të mirën për ta përballuar këtë pandemi, pasi e theksova që ditët e fundit, – kanë qenë pak më mirë se sa ne, – por ditët e fundit ka një shtim të rasteve, edhe atje. Dallimet e tyre politike t’i zgjidhin në mënyrën më demokratike dhe më të përgjegjshme. Në fund fare, ata janë sovranë në vendimet që duhet të marrin. Janë përgjegjësit kryesorë para të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe unë shpresoj se në sjelljen e të gjithëve të rëndojë gjithmonë përgjegjësia kombëtare, shtetërore dhe humanizmi.