PËRGJIMET/ Ja se si ministri Beqaj shkarkoi vartësin në Tropojë

Një qytetar nga Tropoja me detyrë kryetar i degës së Fondit të Kujdesit Shëndetësor, Çlirim Hajdarmataj i është drejtuar emisionit “Stop”, pasi e kanë larguar nga detyra me një urdhër të datës 4 nëntor 2016. Ai thotë se nuk ka patur asnjë paralajmërim për largimin e tij nga detyra, dhe asnjë shkelje nga ana e tij, përveçse një rast ku ai nuk ka shkuar në një mbledhje partie, të PS, të mbajtur në Tropojë.

NOA

“Jam Çlirim Hajdarmataj nga Tropoja , prej 3 vitesh jam kryetar i degës së DOnmdit të Kujdesit të Detyrueshëm shëndetësor, pa pritur, pas njëlloj vërejtje, mase disiplinore më komunikohet i urdhri për largimin e punës. Urdhri mban datën 4.11.2016. Për shkak se nuk kam mundur të shkoj në një mbledhje partie, të Ps në Tropoojë, pasi nuk ka mundur të shkoj”, thotë ai.

BIDESA TELEFONIKE E MINISTRIT BEQAJ ME HAJDARMATAJN
Ministri: Unë jam Ilir Beqaj.

Hajdarmataj: Po ministër.

Ministri: Në orën 10.30 pse nuk erdhe në mbledhjen e asamblesë.

Hajdarmataj: Nuk erdha në mbledhje, nuk munda pata problem.

Ministri: Pse nuk erdhe?

Hajdarmataj: Pata arsye të mira personale.

Ministri: 
Pse nuk më njoftove para mbledhjes që nuk vij dot.

Hajdarmataj: Po nuk kisha pikë kontakti me ju, nuk munda.

Ministri: Nuk e ndjeje që të vijë sot..

Hajdarmataj: Nuk pata mundësi të vija. Kam njoftuar dikë që nuk mundja …

Ministri: Po të them dhe njëherë se nuk erdhe?

Hajdarmataj: Po nuk munda po të them.

Ministri: Jam i deleguari i partisë….

Hajdarmataj: Po nuk munda. Ti zotëri ministër nuk njoftove për mbledhje.

Ministri: Të uroj suksese në jetë atëherë.

Hajdarmataj: Ministër ne jemi bashkë për një qëllim.

Ministri: Po pra të uroj suksese në jetë.

Hajdarmataj: S’po e kuptoj si e thua këtë.

Ministri: Kuptoje si të duash.

Hajdarmataj: Ne kjemi munduar për PS në Tropojë. I kemi bërë mundin e djersën PS. E na kanë sulmuar edhe me armë.

Ministri: Po të uroj suksese në jetë.

Hajdarmataj: Ministër nuk po ma vjen mire me ma thonë…

Ministri: Mua po më vjen shumë keq që nuk më njoftove.

Hajdarmataj: Unë të kam ardhur dhe në zyrë dhe të kam çuar dhe firmën e 40 personave me email.

Ministri: Dhe mua më vjen keq që nuk njoftove.

Hajdarmataj: Zori ministër të kam sqaruar, të kam ardhur në Zyrë…

Ministri: Unë për fatin tënd të keq, kam dy marrëdhënie me ty, edhe i deleguar edhe ministër. Për shumicën e njerëzve jam thjesht i deleguar, për ty jam edhe ministër.

Hajdarmataj: Je edhe ministër. Unë të respektoj ty dhe të kam ardhur në zyrë. Dhe të kam kërkuar, t’u kam lutur si njeri, si anëtar partie.

Ministri: Dua të më thojë që për arsye të miat nuk vij dot, të më njoftoje.

Hajdarmataj: Po nuk e pashë të arsyeshme

Ministri: Pikërisht se nuk e sheh të arsyeshme të uroj suksese në jetë. Mirupafshim