“Në qoftë se e ka të vështirë të marrë Petritin, të shkojë të gjejë Narin”. Kjo ka qenë batuta e kreut ne detyre te Kuvendit Ilir Meta sonte ne studion e emisionin “Debati ne Channel One”, te gazetarit Roland Qafoku.
Meta i ka sugjeruar Ramës që pas 25 qershorit të lidhet me Nar Kokën, i cili eshte vëllai i deputetit Lefter Koka. Nar Koka njihet si ‘kumbari’ i koalicionit PS-LSI në vitin 2013.
Po në qoftë se z. Rama do t’u kërkojë juve koalicion pas 25 qershorit?
Së pari, unë nuk hyj në çështjen e koalicionit, sepse unë nuk jam as kryetar i LSI-së, as anëtar i kryesisë. Së dyti, numrin e telefonit të Petrit Vasilit e di. Në qoftë se e ka të vështirë të marrë Petritin, të shkojë të gjejë Narin, ai apo Luli, dhe ta çojë Narin te Petriti. Ka edhe forma të tjera të komunikimit. Por ndoshta Petriti nuk do të ketë nevojë për të dy bashkë dhe ky do të jetë një fat i mirë për Shqipërinë.
Unë jam Ilir Meta, në radhë të parë, para shqiptarëve unë kam detyrë t’u flas hapur shqiptarëve që nesër të mos thonë e ka fajin Ilir Meta, pse na e tha, pse s’na e tha.
Unë po ua them shqiptarëve që askush pas 27 vjetësh nuk duhet të mendojë se vota e tyre është pa vlerë.