Meta-Kukan: Konsensusi, vendimtar për suksesin

444
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi një bisedë telefonike me deputetin e Parlamentit Europian Eduard Kukan, pas miratimit dhe votimit me vota unanime të reformës në drejtësi. Mësohet se gjatë bisedës midis tyre, Meta ka falenderuar Kukan për rolin e tij në lidhje me këtë reformë historike për Shqipërinë që pritet t’i hapë negociatat për anëtarësimin në BE. Kreu i Kuvendit theksoi se konsensusi i arritur mes partive politike ishte vendimtar për suksesin e reformës në drejtësi.
Sigal