Meta kryeministër pas zgjedhjeve? Ministri i LSI-së: Bëni dhe pak durim, do e vendosin votuesit

500
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, i ftuar sot në emisionin i është përgjigjur sot pyetjes nëse LSI do e kërkojë postin e kryeministrit pas zgjedhjeve. Sipas tij LSI është një forcë politike që hyn në zgjedhje për të fituar dhe se kush do jetë kryeministri i ardhshëm këtë do e vendosin zgjedhësit.
“E kam parë që janë promovuar nga media këto deklarata të LSI dhe për këtë ndihem mirë. LSI është një forcë politike që hyn në zgjedhje për të fituar, ka pasur gjithnjë ambicie dhe jashtë kësaj pune të palodhur që bën çdo ditë LSI s’do ishte këtu ku është, pra një forcë përcaktuese në qeverisje, por do ishte një parti humbëse. Natyrshëm LSI do vazhdojë të punojë fort që t’i arrijë këto standarde sa më të larta, sigurisht që janë votuesit që e thonë fjalën, do presim çfarë do vendosin ata pastaj do marrim vendimin se çfarë do kërkojmë”- tha Vasili.
Sigal