Asgjesimi i kanabisit pa procesverbal, ministri i Drejtësisë ‘shuplakë’ Policisë: Shqetësimi i Prokurorisë, serioz

430
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla akuzoi publikisht pak ditë më parë Policinë e Shtetit për asgjesimin e kanabisit në mënyrë të paligjshme, jo vetëm duke mos mbajtur procesverbal por edhe duke përjashtuar organin e akuzës.
I pyetur sot në lidhje me këto akuza në emisionin “Kjo Javë”, të gazetares, Nisida Tufa në “News 24”, ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili i dha gjithashtu një “shuplakë” Policisë duke e konsideruar si tepër serioz shqetësimin e ngritur nga Prokuroria, çështje që sipas tij duhet trajtuar me shumë seriozitet.

Keni pasur një takim me Llallën, i cili ka ngritur një sërë akuzash ndaj Policisë sa i përket shkeljes së ligjit në agjesimin e kanabisit. Në dijenë tuaj ka pasur policë të proceduar?

Nuk më rezulton të ketë pasur policë të tillë. Problematika që ngre Llalla është serioze. Besoj se është një çështje që duhet respektohet dhe të trajtohet me shumë seriozitet.

Duhet të nisë procedimi për këta policë?
Nëse ka prova duhet të nisë.

Sa raste janë në dijeninë tuaja?
Shqetësimi i ngritur nga Llalla duhet të merret në konsideratë dhe mund t’ju kujtoj se këtë shqetësim, sigurisht jo në rolin e prokurorit, e ka ngritur edhe kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Luan Rama. Ky është rast ku duhet të zbatohet me rreptësi ligji.
Sigal