Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se për shkak të ekspozimit ndaj rrezikut infektiv personeli i spitaleve Covid duhet të mbështeten me trajtim financiar suplementar nga shteti.
Sipas tij, koha nuk pret dhe duhet vepruar menjëherë.
“Mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës i spitaleve COVID, i qendrave rajonale, si dhe mjekët e familjes, për shkak të ekspozimit ndaj rrezikut infektiv duhet të mbështeten me trajtim financiar suplementar nga shteti.
Shtimi i rasteve së humbjes së jetëve nga radhët e bluzave të bardha, e bën këtë masë të domosdoshme.
Koha për të vepruar nuk pret më”, shkruan Meta.