Meta drekë lamtumire me ambasadorin serb: S’do të ndalet as në të ardhmen për promovimin e bukurive të Shqipërisë

259
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim lamtumire me ambasadorin e Serbisë në Tiranë, Miroljub Zariç. Kreu i Shtetit Shqiptar vlerëson ambasadorin serb, teksa shkruan në rrjetet sociale se, ka bërë përpjekjet më të mira në tri dekada si diplomat për përmirësimin e marrëdhënieve tona. “Kënaqësi të kisha sot drekën e lamtumirës me Ambasadorin e Serbisë, Miroljub Zariç, i cili ka bërë përpjekjet më të mira në tri dekada si diplomat për përmirësimin e marrëdhënieve tona. Besoj se Ambasador Zariç nuk do ndalet as në të ardhmen për të kontribuar, jo vetëm për progresin e marrëdhënieve, por edhe për promovimin e bukurive të Shqipërisë”, shkruan Meta.