Mesazhi i Ramës për demokratët para protestës: Është kaq dëshpëruese t’ju shohësh…

464
Sigal
Kryeministri Rama i ka dhënë sërish sot një mesazh demokratëve që kanë zgjedhur të protestojnë në bulevard. I ndodhur në Selenicë, Rama tha se është dëshpëruese teksa i sheh sot demokratët të ngujuar në çadër që përpiqen të bllokojnë vettingun.
“Janë ngujuar në bulevard për turpin e tyre, nga frika e drejtësisë. Dëshpëruese të shohësh një parti që lindi nga shpresa e madhe për një Shqipëri si gjithë Europa dhe ngujohet aty për ti’ ndërprerë rrugën aspiratës së këtij populli për të gjetur drejtësi, për ti prerë rrugën të ardhmes, duke u bërë barrikadë, duke mos lijuar çlirimin e Shqipërisë nga diktatura e korrupsionit në drejtësi. Ne e dinim shumë mirë se muri më i lartë për tu kapërcyer ishte drejtësia e korruptuar dhe e vendosëm në program”,- tha Rama.