Mesazhi i fortë i politikanit të CDU: Basha kryeministër, sa më shpejt të jetë e mundur

517
Sigal

Tilman Kuban, kryetari i forumit rinor të CDU-së, gjatë fjalës së tij në organizimin e Partisë Demokratike për të rinjtë, i bëri thirrje këtyre të fundit të mbështesin kreun e Opozitës, Lulzim Basha, që të bëhet sa më shpejt kryeministri i vendit në mënyrë që Shqipëria të hapë një kapitull të ri në Europë.

“Ndihmojeni Lulzim Bashën të bëhet kryeministri i ri i Shqipërisë, sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe më pas të nisim si miq një kapitull në Europë”, u shpreh politikani gjerman.

Sipas Kuban, Gjermania do të jetë mbështetësja e madhe e Shqipërisë dhe CDU mbështetese e PD-së.