Arrestohet grabitësi i tmerrshëm, theu 17 makina për 6 muaj

435
Sigal

Një 47 vjeçar nga Shkupi është arrestuar nga policia, pasi brenda 6 muajve nga prilli deri në tetor të këtij viti dyshohet se ka grabitur të paktën 17 automjete me thyerje.

Shkupjani i kryente vjedhjet në Ohër.

Ai do të akuzohet për të paktën 17 vepra penale  “vjedhje të rënda” dhe “vjedhje”.

I dyshuari i kryente vjedhjet në bashkëpunim me dy persona të tjerë.

Ai grabiste kryesisht në hapësirat për parking në Ohër, lagje dhe plazh, me mjete të forta i ka thyer xhamet e makinave dhe ka marrë mjete të vlefshme, dokumente personale dhe para.

Prokuroria thotë se të dyshuarit kanë arritur të përvetësojnë nga vjedhjet një shumë prej 510 mijë denarë.