Mesazhet e Metës për socialistët e vërtetë: Mirënjohje sakrificave tuaja për Shqipërinë

412
Sigal

Deklaratat e forta të ditës së sotme të kreut të shtetit, Ilir Meta, kundër kryeministrit Edi Rama, në asnjë rast nuk u drejtoheshin socialistëve dhe anëtarëve të Partisë Socialiste, por grupimit të ngushtë të Edi Ramës, që po e mbështet atë kundër interesave të vendit.

Në mesazhin e tij, kreu i shtetit u shpreh se vlerësimi i tij për socialistët e vërtetë dhe pro europianë është i njëjtë si në kohën kur vetë Meta militonte në radhët e kësaj partie.

Dua t’i them të gjithë socialistëve në Shqipëri e kudo ku janë se, nëse kam përmendur termin “socialiste” nuk e kam për ata si socialist, përkundrazi, sepse unë ndryshe nga Edi që ka pasur shumë pirueta, që nga partia “KISS” që bëri atëherë, edhe nga tentativat për nxjerrje jashtë ligjit të Partisë Socialiste e me radhë, unë kam qenë shumë konsekuent në linjën time.

Ata e dinë që unë kam qenë gjithmonë eurosocialist, socialist, edhe sot që jam këtu, bindjet e mia të tilla janë, pavarësisht se në detyrën time nuk ndikohem nga kjo gjë.

Dhe derisa të jetoj e derisa të vdes ashtu do të mbetem, socialist dhe social, por në radhë të parë shqiptar.  Kam lindur dhe do të vdes shqiptar, nuk do të vdes shqipfolës”,- deklaroi Presidenti Ilir Meta.

Gjatë gjithë komunikimeve të tij të ashpra kundër Ramës, Presidenti Meta ka bërë një ndarje të qartë me të majtën dhe socialistët që kanë dhënë kontribute të pazëvendësueshme për vendin, me atë që sot quhet sekt i Rilindjes.

Jo rastësisht Presidenti solli në vëmendje faktin se kanë qenë socialistët ata që kanë bërë sakrifica për shtetin duke sakrifikuar pushtet. Meta kujtoi dhe kohën kur së bashku me shumë të rinj në PS ngritën të majën në një parti me vlera Europian, në të njëjtën kohë që Edi Rama punonte kundër saj bashkë me Sali Berishën.

Socialistët e vërtetë kanë bërë gjëra shumë të mira për shtetin kanë bërë sakrifica shumë të mëdha. Partisë Socialiste, i dhashë vitet më të mirë në ditët më të vështira, më të zeza që nuk hynte njeri atje vetëm 70 vjeç e lart, dhe Edi, gjuante me gurë dhe donte ta nxirrte jashtë ligjit bashkë me Saliun”,- tha sot Presidenti.