Basha në Dibër: Shkoni në mitingun e Ramës dhe kërkojini llogari, ja për çfarë ta pyesni

519
Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ka hapur sot paradite, fushatën elektorale në Dibër ndërkohë që mësohet se po sot, por pasdite, në Dibër do të shkojë edhe kryeministri Edi Rama.

Basha, në fjalën e tij para pjesëmarrësve, u ka kërkuar dibranëve jo që të mos shkojnë, por të shkojnë në takimin e thirrur nga Rama me qëllimin, jo për ta lënë të tregojë barsaleta, siç u shpreh, por që t’i kërkojnë llogari për vendet e punës që nuk ka hapur, për universitetin që mbylli, për çmimin e energjisë që nuk e uli e sidomos për Rrugën e Arbrit që e premtoi 4 herë rresht.

“Sot Edi Rama do të jetë në Dibër, në takim me gratë e Dibrës…- tha Basha. – Dua t’i bëj një thirrje grave të Dibrës, jo që të mos shkojnë, por që të shkojnë në atë takim, jo si figurante, por për t’i bërë disa pyetje, pyetje që i shqetësojnë si gra dhe nëna. Të mos e lënë të tregojë barsaleta, se nuk mbushet barku me barsaleta.

Pyeteni Edi Ramën: Ku janë vendet e punës? Ku është shëndetësia falas? Pyeteni ku është universiteti? Pyeteni, ku shkuan mbështetja me ndihma e premtuar për bujqësinë? Pse nuk marrin ndihmë ekonomike familjet? Mos e lini ta kthejë në estradë këtë fushatë, – theksoi Basha, – por pyeteni dhe të mbajë përgjegjësinë për atë që nuk realizoi.” 
Sigal