Merkel apel Kinës: Duam transparencë të plotë për koronavirusin

341
Sigal

Kancelarja gjermane, Angela Mekel, së fundmi ka kërkuar nga Kina që të bëjë transparencë në lidhje me origjinën e vërtetë të koronavirusit që ka vënë në panik të gjithë botën, duke marrë jetën e mijëra njerëzve.

Merkel në një konferencë për mediat këtë të hënë ndër të tjera ka theksuar rëndësinë që ka transparenca që duhet të bëhet nga qeveria kineze, në lidhje me këtë pandemi, në të mirë të të gjithë globit.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkara të Amrerikës dhe shumë shtete të tjera perëndimore akuzojnë Kinën për mënyrën e menaxhimit të situatës së koronavirusit.

Laboratori i tipit P-4 në Wuhan mbetet dhe shënjestra numër një e mediave në ShBA të cilët e konsiderojnë si origjina e koronavirusit të ri. Gjithashtu presidenti i Francës, Emanuel Macron ka shprehur dyshimet e tij për strategjinë e ndjekur nga Kina që prej fillimit të pandemisë.

Deri më tani si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 168,134 persona në të gjithë botën, ndërsa mbi dy milionë të tjerë janë infektuar me koronavirus.