Mos u çudisni, por këtë verë mund të futeni në “akuariume” për të bërë plazh

529
Sigal

Teksa temperaturat sa vijnë e rriten, për vende si Shqipëria është e vështirë që njerëzit të mos e kenë shikimin nga plazhet. Por pandemia e koronavirusit nuk dihet se kur do të zhduket dhe në Shqipëri paqartësia është më e madhe pasi mungojnë edhe testimeve masive.

Ndërkohë në Itali, vendi më i goditur në Evropë nga COVID-19, kanë filluar të publikohen mundësitë se si njerëzit të frekuentojnë plazhet këtë verë.

Një kompani italiane ndërtimi nga Modena, Nuova Neon, ka prezantuar një model kabine prej xhamash, e cila, sipas saj, mbron pushuesit nga kontaktet me pushuesit e tjerë. Këto kabina që duken si akuariume, janë quajtur “Plexiglass”, dhe kompania i konsideron si zgjidhjen më të mirë për të shijuar verën në plazh në kohën e virusit.

Por pas prezantimit të projektit kanë nisur menjëherë kritikat.

“Plexiglass do të shkaktonte më shumë probleme me dehidratimin sesa parandalimin e sëmundjes së koronavirusit”,  është shprehur Mauro Vanni, presidenti i Shoqatës së Turizmit në Rimini të Italisë.

Edhe ekspertë të tjerë të turizmit nuk e aprojnë idenë e këtyrë akuariume, ndërkohë që theksojnë se zgjidhja e vetme për këtë sezon është distanca midis çadrave dhe tavolinave në restorante.