Meloni një ‘servile’ e vogël e Ramës !

74
Sigal

Speciale nga Engjëll Musai/ Vizita e kryeministres italiane Meloni gjatë verës u deklarua fillimisht si “ambasadore turistike” dhe më vonë si rrëmbyese e burimeve ujore dhe syrit të kaltër në këmbim të ndërtimit të një çentrali bërthamor. Por e vërteta rezultoi krejt ndryshe. Ajo ju përul kryeministrit, për ti ngecur refugjatët, të cilët nuk i pranoj asnji vend afrikan dhe i Mesdheut. Ja detajet e marrveshjes, qëndrat në Shëngjin dhe Gjadër dhe reagimi tronditës i medias Europiane

Engjëll Musai
Drejtor i Gazetës “Telegraf”

Pozita e vështirë e Melonit në politikën e brendshme italiane, si dhe rënia e reputacionit të saj në opinionin e vendeve të BE-së dhe sidomos atyre afrikan, disa prej të cilave partnerë të hershëm, e ka detyruar këtë të fundit t’i serviloset kryeministrit Rama në lidhje me marrjen e emigrantëve, të cilët zbarkojnë në Itali dhe prej andej në Europë. Pikërisht për t’i shpëtuar sulmeve të brendshme nën justifikimin e “Lirisë”, por edhe detyrimeve të qarqeve të caktuara “globale” (sorosiane). Asaj i duhet një komerdare për të shpëtuar nga mbytja qeverinë italiane, e cila është në prag të shpërbëries. Dhe kjo komerdare u gjet. Ajo ishte Shqipëria, vendi ku të huajt zgjidhin hallet e tyre, njëllojë si me afganët, për të cilat DASH deklaroi se janë qoka qeveritare ashtu edhe të muxhahedinëve. Veç qënieve njerëzore Shqipëria ka qënë mikpritëse edhe e lëndëve kimike, apo e shumë projekteve private të sekteve sikurse ishte edhe çështa e “Open Ballkan”. Ndaj vizita e kryeministres italiane Meloni  në verën që sapo lamë pas, nuk paska pasur si objektiv as “promocionin turistik” as “Çentralin Bërthamor” dhe as “Ujin e Jugut”. Qëllimi i vërtetë ka qënë ngritja e kampeve të emigrantëve afrikanë në Shqipëri dhe për këtë, mjafton servilizmi pa kufi i Melonit ndaj Ramës, pse jo edhe ndonjë “përqafim”  si ai që u bë krye-titulli e mediave botërore, medieve sociale me video, mbas asaj që ndodhi pesë muaj më parë në Samitin e CPE-es, mbajtur në Kështjellën Mimi, Republika e Moldavisë; ku  Kryeministri shqiptar Edi Rama, përqafoi Giorgia Melonin, dhe e puthi atë në prezencën e 43 liderëve europian. Edhe pse flitet se shpenzimet do i paguajnë Italia dhe BE, akoma nuk bëhet e qartë se përse u ndryshua buxheti 2 muaj e gjysmë para mbylljes së tij, ku  90 milionë Euro do t’i kalojë Drejtorisë së Përgjithshme për Azilin me destinacion pritjen dhe sistemimin në qendra sociale e hotele, të emigrantëve, që lejohen të futen në Shqipëri me marrëveshje ndërkombëtare, ose si dyndje turmash nga pikat kufitare.