Mehmetaj: SPAK dhe KLSh të fillojnë hetimet ndaj Ramës e t’i japin drejtësi naftëtarëve

198
Sigal

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj, ka reaguar lidhur me deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama mbi çështjen e naftëtarëve të Ballshit të cilët janë ngujuar prej  javësh tashmë në një grevë urie pa afat.

Përmes rrjeteve sociale, Mehmetaj shprehet se greva e naftëtareve në Ballsh po u tregon edhe njëherë shqiptarëve se sa mizor, i pashpirt, dhunues e gënjeshtar është Kryeministri Edi Rama!

“Duhet të vendosim një normë  të re të matjes së gënjeshtrave: Nga 0 në Edi Rama!

Greva e naftëtareve në Ballsh po u tregon edhe njëherë shqiptarëve se sa mizor, i pashpirt, dhunues e gënjeshtar është Kryeministri Edi Rama!

Përtej faktit që nuk ndjen asnjë përgjegjësi morale e sociale si Kryeministër ndaj 900 familjeve që nuk marrin pagat (detyra e Kryeministrit të një vendi është të zgjidhë problemet e qytetarëve të cilit do lloji qofshin ato, sepse shteti nuk është i një individi, por i qytetarëve që paguajnë taksa), Edi Rama nuk ndjen përgjegjësi as për premtimet që u ka dhënë naftëtarëve publikisht, as për faktin se ai, qeveria e tij dhe oligarkët që e pasurojnë janë përgjegjës drejtëpërdrejtë për situatën ku ndodhet sot rafineria dhe punonjësit e saj.

Prej ditësh tashmë jo vetëm nga naftëtarët por edhe nga media e politika bëhen publike të dhëna që ngarkojnë qeverinë me përgjegjësi për atë që ka ndodhur në Ballsh dhe asetet e tjera të ARMO-s, por Edi Rama vazhdon me avazin e tij që po bëhet neveritës për këdo.

Për hir të situatës edhe shëndetësore në të cilën ndodhen gratë naftëtare, në emër të LSI i bëj edhe njëherë thirrje publike drejtuesve të SPAK-ut dhe KLSh-së të fillojnë hetimet e t’i japin drejtësi naftëtarëve. Askush tjetër nuk vlen të merret më me Kryeministrin veç organeve të drejtësisë dhe ndoshta organeve të specializuara të shëndetit mendor”, shprehet ish-ligjvënësja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj