Mega-operacioni, Maliqi: Politika e lidhur me krimin brenda dhe jashtë burgjeve

177
Sigal

Një mega-operacion i zhvilluar në 1 shkurt solli arrestimin e 28 personave nga radhët e policisë së shteti dhe zyrtarë të burgjeve me akuzën e bashkëpunimit për futjen e lëndëve narkotike apo sendeve të tjera personale të të burgosurve, deri te të burgosurit VIP, në regjimin 41-Bis.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ish-deputeti Lefter Maliqi në një intervistë, ku u shpreh se tashmë ka dalë  zbuluar lidhjet që ka policai e shtetit me krimin brenda dhe jashtë burgjeve.

Ndër të tjera ai tha se krimet që ndodhin jashtë burgjeve dhe krimet që ndodhin brenda janë një.

Lefter Maliqi: Jam në dijeni të plotë për sistemin e burgjeve dhe në sistemin e policisë së shtetit.

Shkeljet në sistemin  e burgjeve janë aq të mëdha dhe doli zbuluar tashmë koka e lidhjes polici shtetit- burgjet dhe krimin brenda dhe jashtë sistemit të burgjeve. Ka një marrëveshje midis Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së rendit publik, për sigurinë në burgje por edhe për evidencat. Nëse kemi lëvizje të burgosurve informohet policia e shtetit dhe merret një miratim paraprak nga policia. Kjo lidhje ka qenë në qendër por edhe në bazë. 

Në rastin konkret ne kemi arrestime dhe kjo nuk është çudi, këto kanë qenë të kamufluara. Këto ndodhin për shkak se krimi brenda dhe krimi jashtë janë një. Madje u përdorën dhe në fushatën elektorale. Përdoren edhe telefona fikse.

Më tej Maliqi ka hedhur akuza të forta duke thënë se politika është e lidhur ngushtë me krimin brenda sistemit të burgjeve por edhe jashtë.

Sipas tij nëse do politika në vend do të ketë siguri.

Lefter Maliqi: Politika është e lidhur keq brenda sistemit të burgjeve dhe jashtë sistemit të burgjeve. Po deshi politika atëherë ka rend dhe siguri, jo vetëm jashtë por edhe brenda burgjeve. Më të rrezikshmit jashtë, janë vetëm disa persona brenda. Shteti po të dojë e kap lepurin me qerre. Është neglizhencë e politikës, prandaj ndodhin vrasjet, krimet.  80% e administratës së burgjeve janë njerëz të ndershëm, ndërsa drejtuesit janë të emëruar me klane mafioze. Ky aksion ndoshta është për shkak të lëvizjeve që iu bë ministrit dhe drejtorit të policisë së burgjeve. Kjo bëhet për të kryer lëvizjet.