“Mediat kërkonin pagesë”, kandidatja e LSI-së Nora Malaj: E vlerësuar, por jo e votuar. Do të shkruaj një libër

208
Sigal

Kandidatja për deputete e LSI-së, Nora Malaj e cila nuk arriti që të fitonte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit, ka reflektuar pas situatës. Ajo thotë se mediat i mbyllën dyert dhe kërkon pagesë, por në zgjedhje ajo mori vlerësime, por jo votat.

“Jo se nuk kisha para, ndonëse kisha ide dhe bëra fushatë qytetare dhe emancipuese. U vlerësova? Po pafund! Kuptova se në politikë qëllimi justifikon mjetin dhe makjavelizmi është mekanizmi i vetëm që sot funksionin në politkë, atë që unë nuk e kam. Unë bëra gjithçka kisha në dorën time, votuesi bëri gjithçka kishte në dorën e tij. Vetëm se unë fitova lirinë e vazhdova rrishtazi aty ku e lashë te profesioni im, kurse ju nuk e di çfarë keni fituar. Unë dola dy herë fituese edhe nga Covid-19 që nuk me mori jetën edhe nga Coronapolitika, që rrishtazi më kthehu në identitet”,- shkruan më tej Malaj në një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale.


Postimi i saj i plotë:

Corona virusi dhe corona politika. Pas 25 prillit është dalja ime e pare kjo ne media. Kisha vendosur te mos shkoja askund, pasi te gjitha mediat e “mbyllën” dritaren e tyre per kandidatës se prezencen e bene me pagesë dhe te lartë. I vetmi që nuk e vuri si kusht tarifen e pageses ishte Fax News, TVSh, Dritare.al. Ndaj sot e pranova ftesën që me beri Denisa. Dhe te mendosh që ne 36 vite pune, ti ju ke sherbyer mediave dhe ke ndërtuar programe atëhere kur askush nuk i ndërtonte? Ironike.

Kjo është jeta. Po duhet të tregosh qe e vlerëson veten dhe fjalën e lirë. Unë dhashë gjithçka nga vetja ime dhe dola në garë në rreshtin e parë. U votova? Jo se nuk kisha para, ndonëse kisha ide dhe bëra fushatë qytetare dhe emancipuese. U vlerësova? Po pafund! Kuptova se ne politikë qëllimi justifikon mjetin dhe makjavelizmi është mekanizmi i vetëm që sot funksionin në politkë, atë që une nuk e kam. Ateherë perfundimi. E vlerësuar por jo e votuar. Gjithsesi falenderuese. Une bera gjithçka kisha në dorën time, votuesi beri gjithçka kishte në dorën e tij. Vetëm se unë fitova lirinë e vazhdova rrishtazi aty ku e lashe te profesioni im, kurse ju nuk e di cfarë keni fituar. Une dola dy herë fituese edhe nga Coronavirusi, qe nuk me mori jetën edhe nga Coronapolitika, që rrishtazi me kthehu në identitet.

Mirenjohje per te gjithe ata qe besuan te une e me ndihmuan në kete rrugetim fundorë. “Zysha ckemi si je? Me vjen keq per situaten qe shkoj keshtu edhe nuk munda te ndihmojë dot me shume. Por e them me plot bindje qe LSI në këto zgjedhje eshte masakruar perzotin me vjen me te plasë. Nejse pertej gjithe kesaj s’di pse po e them ketë, por shpresoj qe te jeni akoma pjese e politikes, sepse je i vetmi frymëzim qe kam per Zotin edhe do te mbeshtes deri ne fund me cfare kam mundesinë, madje te premtoj edhe me shumë kete herë. Ndjesë qe nuk munda te bej me shume edhe faleminderit per gjithcka qe me ke mesuar, duke me bere pjesë në këto zgjedhje sepse i kam perjetuar me gjithë qenjen time si kurrë me parë. Të përqafoj me dashuri e krenari zysha”.

Mirënjohje studentëve të mi ndër vite, miqëve, familjarëve te aferme dhe gjithkujt që më mbeshteti në formën dhe mënyrën e tij . “Teta Noraa. Po ta shkruaj kete mesazh si nje mesazh qetesues, per te te qetesuar pak nga lodhja e teperme. Shpresoj qe te jesh mire mbas kesaj fushate te lodhshme pa mase. Skemi cte bejme na e mori edhe kete here. Por gjithesesi, shpresoj qe ti nr.8 te kesh fituar. E te futesh ne paralament. Te pershendes Klark MORINAJ”.

Nuk besoj se mund te ngelet ndokush i paemocionuar, kur lexon sms e Klarkut, qe nuk është me shume se 13- vjeç dhe që te inkurajon sikur është i rritur. Per nje gje ju premtoj që pas kesaj eksperience, sa te shkruar nje doktoraturë, do të shkruaj librin me te bukur te jetës sime, per t’ia lene trashegimi mbeses dhe brezave që kur të rriten te kuptojne qe patriot është ai njeri që kur atdhe e thërret, ai është ne frontin e parë, per të dhene me te miren nga vetja per te tjerët.

Politika me ka mesuar nje thenie që gjithkujt mund t’ i sherbej në jetë ”Nuk te duan se të duan, por të duan se ju duhesh”. Pertej perfundimit, që ende nuk është certifikuar ende nga raporti perfundimtar i OSBE-ODIRIT, fushata është nje super eksperiencë, të meson se kush janë njerezit e vertetë, bio dhe ata të pavërtetë, që perdorin botoks dhe që nuk kanë problem të jene te perdorshëm. I dua njerëzit e vendit tim, se janë të mijte dhe nuk i nderroj me askend ne botë. Thjeshtë duhet te punojmë se bashku ne punet që gjithsecili prej nesh di te bej me mire.