Atletiko Madrid mban në skuadër futbollistin i cili nuk luan prej 4 vitesh dhe kërkon 30 milionë euro

181
Sigal

Në mediat greke është publikuar historia e veçantë portierit Dimistris Stamatakis, i cili nuk luan prej 3 vitesh e gjysmë, por ka një klauzolë largimi 30 milion euro.

Atletiko Madrid e priti dy vite që të firmoste kontratën për shkak të disa problemeve të lojtarit. Gjithsesi, kryeqytetasit besojnë aq shumë tek aftësitë e 18 vjeçarit saqë i kanë vendosur një klauzolë largimi 30 milion euro.

Prej 3 vitesh e gjysmë portieri grek nuk ka luajtur asnjë minutë më ndonjë ekip, teksa ishte kreu i akademisë së portierëve në Athinë, Kristos Lambrou, ai i cili e promovoi 18 vjeçarin tek Reali dhe Ateletiko me këta të fundit që u bindën për të nënshkruar me Stamatakis.