Shkodra, pjesë e librit të rekordeve ”Guinness”

233
Sigal

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi bëri me dije se Shkodra ka shënuar emrin në librin e rekordeve “Guinness”. Protoganist është kosovari Agim Agushi, i cili ka veshur dhe ka zhveshur 165 herë bluzën e tij, duke mbajtur topin me kokë. Ai ka thyer rekordin e mëparshëm botëror i cili ishte vendosur po nga ai në Kosovë me 156 veshje-zhveshje fanelle.

”Shkodra shënon emrin e në librin e rekordeve “Guinness”. Në sallën e Këshillit Bashkiak, Agim Agushi, kosovari i mirënjohur për rekordet e tij, ka vendosur një të ri. Ai ia ka dalë të veshë dhe të zhveshë bluzën e tij 165 herë, duke mbajtur topin me kokë pa ndërprerje. Rekordi i mëparshëm botëror, ishte vendosur po nga ai në Kosovë me 156 veshje- zhveshje të fanellës duke mbajtur tipin me kokë. Edhe 5 viteve Agim Agushi provoi të thyejë rekord, ndërsa rekordin e ri e vendosi sot, në kuadër të aktiviteteve në kuadër të Festës së Luleve, si i ftuar special i Bashkisë Shkodër”.